Vesa Luma, njëra nga këngëtaret më të dashura të popullit shqiptar që nga fillimi i karrierës së saj, ishte e ftuar në emisionin S’e Luan Topi.
Këngëtarja në fillimin e intervistës tregon se si Big Basta e kishte bërë atë për vete me një pjatë fasule.
Ajo tregon që në fillim kur edhe nuk njiheshin mirë ata të dy, Big Basta iu kishte afruar Vesës dhe i kishte thënë: “Më duket se je dobësuar shumë, e nëna ime e bën groshën më të mirë në botë.”
Vesa kishte pranuar që t’ia sillte, dhe tregon që e ka ngrënë me shumë qejf dhe i ka pëlqyer. “Ky qenka djalë më ndryshe” – ishte komenti i saj pas gjestit të mirë të Big Bastës.
Më tutje Vesës i vinë disa lule nga ai, dhe moderatorja i thotë që do ta kishim atë në studio, por Bigu e paska lënduar këmbën dhe nuk mundi të vijë.
Vesa merakoset aq shumë sa fillon të qajë, dhe kërkon të largohet nga intervista.
“E keni me të vërtetë, a po bëni shaka se unë çohem e iki” – shprehet Vesa e merakosur.
Më pas Big Basta hyn brenda duke e surpizuar Vesën, teksa edhe e merr në përqafim, pasi ajo ishte bërë me të vërtetë merak.
Pasi e përqafon Vesa i thotë me shaka sa mirë që s’e ke lënduar këmbën, se do të më duhej të rrija në shtëpi pastaj.
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita e sotme sjell një atmosferë të ngrohtë dhe…
Gjatë ‘Prime’ të sotëm Selin ka debatuar me malin, sepse sipas saj banori nuk ka respektuar hapësirën e saj gjatë…
Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në pamjet e transmetuara…
Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Evropa nuk do t'u dorëzohet ngacmuesve dhe as nuk do të frikësohet,…