Qyteti minator i Bulqizës u përfshi nga humori, muzika dhe energjia pozitive me mbërritjen e trupës së njohur të aktorëve të spektaklit “Portokalli”, në një tjetër ndalesë të turit veror “Verë dhe Portokalle”.
None found
Qindra banorë të grupmoshave të ndryshme mbushën pedonalen e qytetit për të ndjekur shfaqjen. Skeçet, pjesët muzikore dhe interpretimet e aktorëve krijuan një mjedis festiv, ndërsa të qeshurat dhe emocionet e kthyen mbrëmjen në një festë të mirëfilltë për Bulqizën.
Gjatë gjithë spektaklit, qytetarët u përfshinë aktivisht dhe i shoqëruan performancat me duartrokitje të zgjatura e të qeshura. Reagimi i tyre shprehu dashurinë për artistët dhe mikpritjen e publikut, duke dëshmuar sërish fuqinë e artit dhe humorit për t’i afruar njerëzit.
Pas përfundimit të shfaqjes, aktorët shprehën mirënjohjen ndaj publikut bulqizak për mbështetjen, pritjen e ngrohtë dhe emocionet e veçanta që përcollën gjatë performancës.
Trupa vlerësoi gjithashtu energjinë e jashtëzakonshme të qytetarëve, duke nënvizuar se entuziazmi dhe mikpritja e tyre e renditën këtë ndalesë mes më të bukurave të turit veror.
Aktiviteti “Verë dhe Portokalle” përfundoi mes ovacioneve, pasi solli argëtim, gëzim dhe një atmosferë festive në zemër të qytetit minator.
Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A, duke u…
Stilolapsat me adrenalinë, të cilët mund të shpëtojnë jetë në rastet e reaksioneve të rënda alergjike, nuk janë të disponueshëm…
Një aotobot që transportonte qumësht është përplasur me një motor këtë pasdite në Fier. Aksidenti ka ndodhur në aksin Fier-Libofshë,…
Një 22-vjeçar që hoqi flamurin gjerman jashtë ndërtesës së Reichstag në Berlin dhe e zëvendësoi atë me një palestinez, është…
Polonia uli flamujt në gjysmështizë për dy ditë, pas sulmit me gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur në qytetin…
Një nga protestuesit, i pranishëm në protestën e 162-të kundër qeverisë deklaroi për News24 se kryeministri Edi Rama është duke…