showbiz

Vendimi i Malit për të mos takuar babain në “Big Brother Vip 5”, reagon nëna e tij

Spektakli “Big Brother VIP Albania 5”, mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri.

Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.

Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.

Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin.

“Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.

Violeta publikoi gjithashtu një fotografi të Malit me një kurorë mbi kokë, një simbolikë që u interpretua si mbështetje e plotë për qëndrimin e tij.

Me këtë veprim, u bë e qartë se familja, përfshirë edhe motrën Njomzë, qëndron në një linjë me vendimin e Malit për të ruajtur distancën nga i ati.

Refuzimi i takimit publik u pa si një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe historinë e tij personale, e cila u përforcua edhe nga përkrahja e hapur e nënës dhe motrës së tij.

të fundit

Gripi “mbingarkon” Pediatrinë në Elbasan, mbi 110 fëmijë çdo ditë në urgjencë, rriten ndjeshëm shtrimet

Një valë e fortë gripi po prek masivisht fëmijët në Elbasan, duke e çuar shërbimin e Pediatrisë në kufijtë e…

11 minutes ago

Kujdes! Mos dilni pa çadër nga shtëpia sot, ja si paraqitet moti për këtë të diel

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me…

37 minutes ago

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Sigurohuni që nuk po sakrifikoni veten… Beqarët e kësaj shenje mund të…

DASHI Në këto orë të mesit të shkurtit, ju ndjeni thirrjen e aventurës: energjia juaj është në kulmin e saj…

9 hours ago

Moti i keq “mbërthen” vendin/ IGJEUM: Priten reshje intensive dhe ngrica

Instituti i Gjoeshkencave, në një parashikim të situatës metereologjike, bën me dije se ditën e nesërme, reshjet e dëbores pritet…

9 hours ago

Kufiri i pagës bazë për administratën vendore shkon 57 mijë lekë

Ndryshimet në vendimin për klasifikimin e funksioneve dhe strukturën e pagave parashikojnë që kufiri i pagës bazë mujore për punonjësit…

10 hours ago

FOTO/ Eva Dumani shpëton nga kampet e Sirisë, përqafimi i parë me nënën dhe vëllanë pas ardhjes në Shqipëri

Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.…

10 hours ago