showbiz

Vëllai i Madh merr vendimin drastik: Nga sot gjumi i natës bëhet i detyrueshëm

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është shtuar një rregull i ri dhe i panegociueshëm, i cili pritet të ndryshojë tërësisht rutinën e banorëve.

Pas ditësh të tëra ku oraret e gjumit ishin kthyer në kaos dhe diskutimet zgjasnin deri në orët e para të mëngjesit, produksioni ka vendosur të ndërhyjë për të vendosur rregull.

Të lidhura

None found

Përmes një zarfi zyrtar, “Vëllai i Madh” ka njoftuar se tashmë gjumi i natës është i detyrueshëm.

Në arsyetimin e vendimit thuhej: “Vëllai i Madh ka vendosur që ta bëj të detyrueshëm gjumin e natës, kjo për të mirën e shëndetit tuaj, por edhe për faktin se qëndrimi zgjuar pa kriter, jo vetëm po ju ngarkon psiqikisht dhe emocionalisht, por edhe po ua humb edhe fokusin mbi atë që keni hyrë në atë shtëpi, e që është loja”.

Ky vendim vjen si masë për të mbrojtur shëndetin mendor të konkurrentëve dhe për të rikthyer dinamikën aktive gjatë ditës, duke i dhënë fund netëve të bardha pa kriter brenda shtëpisë.

Tags: bbvkosove

të fundit

Gripi i shpendëve godet Antarktidën, mbi 13 mijë foka, pinguinë dhe zogj të ngordhur

Një valë e gripit të shpendëve ka shkaktuar ngordhjen e të paktën 13 mijë fokave të vogla, pinguinëve dhe zogjve…

4 seconds ago

Minçev për aludimet mbi përplasje mes Mickoskit dhe Dimitrievskit: Ka pyetje që nuk kërkojnë përgjigje

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, thotë se në rikonstruimi e Qeverisë përfshihen edhe personel nga skalonet e dyta dhe…

7 minutes ago

“Mos i rrej njerëzit se gjynah”, Butrint Imeri i kundërpërgjigjet ndjekësit për sfidën e 100 mijë eurove

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit pasi shpalli sfidën e tij personale,…

17 minutes ago

Izraeli sulmon gjatë natës në jug të Libanit, 16 viktima; IDF: Në shënjestër militantë të Hezbollahut pas shkeljeve të armëpushimit

Gjatë orëve të natës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kanë ndërmarrë goditje ajrore në disa zona të jugut të…

18 minutes ago

Genti Mahmuti shpall të grumbulluarit e Shqipërisë U-15 për dy miqësoret me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja shqiptare U-15Trajneri i Kombëtares U-15, Genti Mahmuti, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore që…

29 minutes ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro do…

32 minutes ago