showbiz

Vëllai i Ilnisës: Rikja e ka qejf kërcimin, nëse do ishte motra ime do e kisha…

Vëllai i Ilnisës Kevin Agolli, në një intervistë televizive, ai ka folur në lidhje me lojën e Ilnisës brenda “Big Brother VIP”, shprehet se nuk është aspak i habitur, sepse e njeh të motrën dhe se veprimet e saj marrin vëmendje të jashtëzakonshme brenda një kohe të shkurtër.

Përsa i përket debatit të Rikes me Ilnisën në Primen e së shtunës, ku Ilnisa i thotë se “ka kërcyer me të gjithë rruzullin tokësor”, Kevin mbështet të opinionin e së motrës dhe thotë se edhe ai mendon që Rikja e ka qejf kërcimin.

Të lidhura

None found

Ndërsa i pyetur nëse do e kishte motër Riken, a do mendonte njësoj, ai shprehet se do e njihte motrën e tij se si është dhe do e kishte përtypur atë deklaratë.

Kevin Agolli:Fati e do që ne të flasim sot për BBV sepse Ilnisa ka bërë xhurulldinë aty brenda”.

Ronaldo Sharka: “Si e shikon ti lojën e Ilnisës brenda shtëpisë së BBV dhe si po e përjetoni këtë eksperiencë, është e vështirë për familjarët”?

Kevin Agolli:Nga ana ime nuk jam aspak i surprizuar nga gjithë vëmendja që Ilnisa ka marrë, sepse kush e njeh Ilnisën ajo me shumë pak veprime të saja, është në gjendje që të marrë jashtëzakonisht shumë vëmëndje dhe e gjitha kjo në një kohë kaq të shkurtër, për mua është mëse normale e asaj. Ajo ka një 80% që ende nuk e ka shprehur por që me siguri në rrugëtimin e gjatë…”.

Ronaldo Sharka:Vërshimi pafund i komenteve në rrjetet sociale për paragjykimet  që i bëhen Ilnisës aty brenda në lidhje me raportin që ka me Meritonin. I ke lexuar dhe si po i përjeton”?

Kevin Agolli:I kam parë atëherë kur më bie t’i shoh, nuk është se kam ndonjë përjetim, nga çfarë kam vënë re, shumica e atyre adresave që komentojnë, janë falso, njerëzit nuk kanë guxim që të komentojnë me emrin e tyre dhe pjesa tjetër që kam vënë re, është që janë femra. Mua më duket një qasje tërësisht hipokrite. Që femrat sulmojnë një femër, ndërkohë të martën iu bë një gjyq publik për shkak të një babtute që edhe keqinterpretohet, ose është në vari të… E etiketuan Ilnisën dhe në mënyrë fatkeqe edhe nuk i lanë hapësirë të shprehej. Rika me sa kam vënë re, ka qejf të kërcejë”.

Ronaldo:E mendon dhe ti këtë”?

Kevin Agolli:Jo, ishte thjesht çështje batute, kërcimi. Njerëzit nuk kanë pse të keqinterpretohen, të marrin konotacionin e keq të gjësë”.

Ronaldo Sharka:Nëse do e kishe motër Riken, si do e interpretoje”?

Kevin Agolli:Është pozitë e vështirë, por duke njohur motrën time që do ishte Rikja, unë do e përtypja edhe do qeshja”.

të fundit

Mbahet sot protesta e 30-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të Edi Ramës!

Këtë të hënë, 29 qershor 2026 do të mbahet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje…

11 minutes ago

SHBA dhe Irani bien dakord për një tërheqje të përkohshme pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, bisedime në Doha të martën

Pas shkëmbimit të zjarrit pranë Ngushticës së Hormuzit gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë pranuar të…

12 minutes ago

Moti për sot, 29 Qershor 2026: kthjellime në të gjithë vendin dhe vranësira të pakta pas mesditës

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

20 minutes ago

Discover today’s horoscope forecast for June 29, 2026

Dashi Njerëz të tjerë mund të kenë vendosur rregulla të caktuara për t’u ndjekur, por ti e di që je…

20 minutes ago

Zbuloni parashikimin e horoskopit për ditën e sotme, 29 Qershor 2026

Dashi Njerëz të tjerë mund të kenë vendosur rregulla të caktuara për t’u ndjekur, por ti e di që je…

23 minutes ago

Nga dhimbja e humbjes së prindërve brenda dy vitesh te goli që hyri në histori me Kanadanë: rrugëtimi i Stephen Eustaquios

Në minutën e 90+2-të të ndeshjes së Kanadasë kundër Afrikës së Jugut në raundin e 32-shes të Kupës së Botës,…

2 hours ago