Aktori Rrezart Veleshnja ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.
Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli në Klan Kosova.
Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.
“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.
Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.
Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe debate mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas lajmit se…
Kreu i PD Sali Berisha u pyet nga qytetarët se çfarë pret nga Gjykata më 22 janar lidhur me çështjen…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person pasi në bashkëpunim me dy të tjerë kanë ushtruar dhunë fizike…
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Sydney në Australi. Ndërsa po mbahej një festë hebraikë dy persona kanë hapur…
Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA. Në video…
Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e vitit 2026, qeveria shqiptare ka propozuar disa masa të reja që synojnë reduktimin…