Categories: showbiz

Vajzat në palestër, frika e tyre? Mos dukemi si burra! Çifti i njohur, nga martesa te crossfit

Era dhe Egli Dankshi janë partnerë në jetë, por edhe në profesion. Të ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, Era dhe Eglin ndan historinë e tyre të dashurisë.

“Nuk jemi njohur në palestër. Jemi njohur nëpërmjet një shoqeje.” – tha Era teksa theksoi se nuk kishte rëndësi për të nese Egli kishte një fizik të mirë, koment i cili u pasua nga Egli me nota humori që shprehu se “për mua duhet të ishte një femër që merret më palestër”.

Të lidhura

None found

Era sëfundmi fitoi dhe një nga kompeticionet më të rëndësishme të crossfit në Tiranë me shifra rekord në përfundimin e sfidës së caktuar. Megjithatë karriera e saj sportive ka nisur që në moshë të re, ku ajo ka qenë pjesë e cirkut të Tiranës për rreth 10 vite si akrobate. Pas kësaj eksperience tashmë të lënë pas, Era i është dedikuar tërësisht crossfit.

Nuk mund të lejmë pa përmendur faktin se çmimi i Erës erdhi vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyrë të parë. Por ndonëse ajo e cilësoi si një “stres më vete”, ish akrobatja shtoi:

“Ky është një stress më vete, por unë ua sugjeroj të gjitha femrave aktivitetin fizik si gjatë shtatëzanisë, por edhe para. Më e rëndësishem është para të jenë marrë me aktivitet fizik që të kenë një shtatëzani sa më të lehtë. Direkt pas lindjes fillova stërvitjen.”

Por si është marrëdhënia e tyre jashtë kornizave sentimentale?

“Ndonjëherë i ndryshojmë oraret që mos të jemi gjithë ditën bashkë.” – tha Era e qeshur, – “Jam unë që i them Elgit që mos të bëj asnjë ditë pushim. Mua më thotë si nuk u lodhe, bëje një ditë pushim. “

Teksa flisnin për rëndësinë e aktivitetit fizik në jetën e njeriut dhe mungesën e vullnetit, Egli shprehu se kjo është një ndër problematikat kryersor në nisjen e palestrës.

“Djemtë nuk kanë vullnet. Ka rënë miti i vajzave në palestër, janë të dedikuara.” – tha Egli.

“Kam shumë vajza, palestrat më shumë frekuentohen më shumë nga vajzat. Ka vajza të forta, unë dua t’i komplimentojnë. Kanë fuqi, vullnet. Kur vijnë për herë të parë, halli i vetëm është ‘nuk dua të bëhem si burrë’. U jap shembullin tim, u them unë jam si burrë? Se kam gjithë jetën që merrem me palestër.” – shprehu Era.

 

të fundit

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

24 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

27 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

27 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

28 minutes ago

Netët e ftohta mund të prishin gjumin: çfarë rekomandojnë studimet

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë — Klan Kosova [...]Read More...

31 minutes ago

Të shtëna pranë Universitetit Wesleyan të Illinois, një 19-vjeçare humb jetën dhe shtatë persona plagosen

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

36 minutes ago