Emisioni “Për’puthen” është aktualisht reallity show me shikueshmërinë më të lartë nga publiku shqiptar por jo vetëm. Duke qenë se emisioni ka në fokus dashurinë, krijohen shumë konfikte dhe zënka midis konkurrentëve. Ajo që trazoi ujërat në “Për’puthen” ishte konkurrentja Gladiola Zenalaj, e cila fitoi në mënyrë direkte vëmendjen e publikut. Gladiola, ose siç njihet ndryshe Ola, u fut në emision me ide të qarta, ide të cilat turbulluan të gjithë rrjedhën e emisionit.
Gladiola u shpreh se kishte ardhur në emision për të njohur djemtë, veçanërisht Muratin dhe Andin. Mesa duket, kjo deklaratë e konkurrentes erdhi si hakmarrje ndaj ish shoqes së saj Jasmina Kadriu, e cila tashmë kishte shprehur ndjenja për Andin.
None found
Të dyja konkurrentet kanë qenë më parë shoqe dhe për shkak të një zënkë jashtë emisionit, e kishin konsumuar miqësinë e tyre. “Faji u bë nuse dhe nuk e mori njeri përsipër”, kështu edhe dy konkurrentet mbronin secila imazhin e tyre, duke mos treguar asnjëherë sesi qëndron e vërteta. Duket se zënkat midis dy konkurrentëve janë sheshur jashtë syve të kamerave.
Ajo që krijoi dyshime për miqësinë e tyre, ishte një video e cila qarkulloi para ca kohësh, në të cilën Ola dhe Jasmina shfaqeshin poshtë të njëjtit pallat. Mund të mohojnë lajmet, thashethemet e ndryshme, por e vërteta nuk shtrembërohet asnjëherë.
Së fundmi, Jasmina, Sara dhe Ola janë shfaqur në një sallon bukurie në kryeqytet, ku publikuan disa video në të cilat duket qartë se ujërat midis Jasminës dhe Olës janë qetësuar dhe se po shijojnë sërish shoqërinë e njëra – tjetrës.
Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…
Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…
Me një postim në "Instagram", aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Manchester Unitedi po kalon një nga periudhat më të vështira në vitet e fundit, pasi ka regjistruar nëntë ndeshje radhazi…
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…