Eurovisioni ka fshirë nga faqja zyrtare foton e këngëtares Ronela Hajati gjatë performancës, pasi i ka konsideruar shumë “provokuese”.
Këngëtari Ardit Çuni, i cili është pjesë e ekipit shqiptar në Eurovision, ka dalë me një deklaratë publike duke sqaruar të vërtetën e fshirjes së fotos dhe performancës së Ronela Hajatit.
Ai konfirmoi se fotoja kryesore e këngëtares shqiptare është fshirë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se mund të keqinterpretohej nga publiku si një performancë +18.
Megjithatë, ai konfirmoi se sa i përket koreografisë së Ronela Hajatit në Eurovision, nuk do të ketë asnjë censurim dhe asnjë ndryshim.
“Detyra ime ishte të jap një njoftim zyrtar rreth thashethemeve që janë këto ditë nëpër portale, për pjesën nëse jemi censuruar apo jo. Janë fshirë fotot e Ronelës në Instagrami zyrtar për shak se fotoja kryesore mund të keqinterpretohej si një performancë +18, por në fakt ishte thjesht një frame nga e gjithë videoja që pasi të gjithë e panë, stafi, vendosën që nuk ka asgjë që nuk shkon”, tha ai.
Fotot janë ri-uploaduar në faqen zyrtare të Eurovision-it, ku është hequr fotoja që kishin si foton e parë, e që ka përbërë lemën e thashethemeve.
Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga…
Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u…
Shakira u rikthye në skenën amerikane të martën mbrëma në New York, ku bashkë me artistin Wyclef Jean performuan hitin…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini. Osmani i uroi…
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lëshuar gjashtë urdhër-kontrolle në qytetin e Shkodrës ndaj anëtarëve…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, firmosi të ashtuquajturin “memorandumi i Kuçit”, parashikimi elektoral për zgjedhjet e 11 majit, duke…