Erjona Rusi dhe Flori Gjini janë 5 ditë të javës bashkë në ekran me emisionin “Shqipëria Live” dhe kanë treguar se kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Por, para pak kohësh në mediat rozë, u përfol se ata nuk flisnin me njëri-tjetrin, dhe shkak për këtë u bë një “unfollow” në Instagram, që u përkthye në një konflikt mes mdoeratorësh.
Por si qëndron e vërteta? Kanë qenë vetë ata, që kanë sqaruar raportin e tyre gjatë emisionit të ditës së sotme, dhe nuk qenka aspak ashtu siç dukej.
“Emisionet tona janë të forta, dhe pas një teme shumë të fortë, Instagrami im është sulmuar”, tha Flori Gjini, që shtoi se ndenji disa kohë në qetësi, pa këtë rrjet social.
“Me rikthimin, unë Erjonës i kisha bërë follow, dhe ngaqë Erjona nuk e përdor Instagramin aq shumë, më kishte lënë tek request”, sqaroi më tej ai.
Nga ana tjetër, Erjona tha se ka gjëra më të rëndësishme në Shqipëri, se ata të dy. Sipas tyre, kjo kishte qenë arsyeja, që ata nuk kishin reaguar dhe e kishin shtyrë. Të dy thanë se nuk zihen, por diskutojnë, lidhur me punën.
“Vazhdojmë të jemi profesionistë, dhe ta vë,ë punën dhe këtë emision para çdo gjëje”, tha moderatorja, duke sqaruar kështu situatën.
Andi Bushati dhe Ergys Mërtiri kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me SPAK dhe hetimet për…
Një këngëtare shqiptare mund të jetë për herë të parë protagoniste e shfaqjes së pushimit të SuperBowl. Sipas mediave ndërkombëtare,…
Anuela Ristani dhe dy nënkryetarët e tjerë të Bashkisë së Tiranës priten t’i nënshtrohen “aksionit” të dorëheqjeve të iniciuar nga…
Një skandal i vërtetë ndodh çdo natë në mes të Tiranës, më saktë në zonën e 9 katsheve. Kompania Bregu…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievit dhe Moskës do të…
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Belshit janë fikur dhe gjithashtu u…