showbiz

U tha se është ndarë me Xhensilën për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku sqaron të vërtetën

Çifti i njohur i showbizit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji prej disa kohësh përfliten se kanë shpikur një situatë për të shmangur vëmendjen dhe për të shpëtuar pasurinë, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë.

Sot i ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.

“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.

Ai foli edhe për marrëdhënien me fëmijët pas ndarjes nga Xhensila. Djali, Ameni është vetëm 6 muajsh, por me vajzën e tij, Ajkën ka një lidhje të ngushtë, gjë që e tregon shpesh edhe në rrjetet sociale.

“Djali është 6 muajsh, është i vogël. Por dashuria e babait për vajzën, dhe dashuria e vajzës për babanë… Ajka është lule e bukur e gjakut tim. Deri tani, sa të rritet dhe pak djali, Ajka është dashuria ime më e madhe. Ajka është gjithçka e imja. Është shumë xheloze për Amenin. Me Ajkën jam shumë i lidhur. Për shkak të impenjimeve, kohën e lirë që kam mundohem t’i përkushtohem Ajkës, të shkoj të marr fëmijët dhe të rri me fëmijët”, deklaroi ai.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u martuan disa vite më parë në një dasmë madhëshore, pas më shumë se 10 vitesh lidhje dashurie. Raporti i tyre ka qenë vazhdimisht i komentuar, veçanërisht në vitet e fundit.

Bes Kallaku konfirmoi zyrtarisht ndarjen në një dalje publike në Ferma Vip. Edhe vetë Xhensila e ka konfirmuar ndarjen nga Besi, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në ditëlindjen e saj ajo ndau disa foto me dy fëmijët, ku poshtë shkruante se në zemrën e saj ka vend vetëm për Ajkën dhe Amen.

të fundit

Horoskopi 8 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me…

2 hours ago

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing…

3 hours ago

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e…

3 hours ago

Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria…

3 hours ago

Kancelari gjerman diskuton me Zelenskyn për luftën/ Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që…

4 hours ago

Protesta e fuqishme kundër “Speciales”, reagon Edi Rama: Pse nuk e ngre zërin Kuvendi i Kosovës?!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të…

4 hours ago