showbiz

U shfaq me të njëjtën veshje, këngëtari i kthehet rrjetit: Unë nuk blej rroba 10 mijë euro, por ua jap nënës dhe babës

Bardhyl Idrizi i njohur si Bardhi, është një nga emrat e rinj në industrinë tonë muzikore, këngët e të cilit janë përqafuar shpejt nga publiku.

Së fundmi këngëtari ka qenë i ftuar në emisioni “Më lër të flas”, ku si rrallëherë rrëfeu detaje nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Të lidhura

None found

Mirëpo, disa përdorues të rrjeteve sociale, nuk janë marrë me këtë aspekt, duke iu bërë përshtypje paraqitja e Bradhit. Ky i fundit mbante veshur pantallona dhe një xhup xhins, kombinim që e kishte veshur edhe më parë në një dasmë.

Në një botë ku teknologjia është fjala e gjithçkaje, kjo video është bërë virale, duke arritur deri te Bardhi. Ai ka vendosur të bëjë një reagim duke u shprehur ndër të tjera se synimi i tij nuk është të blejë veshje të shtrenjta, por paratë që fiton t’i ndajë me familjen.

“INFO : Ti qe e ke postuar këtë po ta bëj qejfin vendosa me t’i thënë disa fjalë!
Mos mendo që me më përulur mua ose karrierën time pse e kam pas njëjtën veshje nje emision dhe një dasmën e një shokut tim. Unë nuk vi nga familje e milionerave dhe s’jam milioner ! Nuk besoj qe kam ndez prej rrobave se me një triko 10 € në videon time te pare “BETOHEM” e kam pas veshur! Po unë njihem për zërin tim respektin ndaj çdo njërit që m’ka bërë suport. Paratë qe i fitoj normal që nuk i kam ndarë me blerë 10.000 € rroba po ua kam nda nënës edhe babit për me bërë ndonjë shpi etj. Veç desha me t’u pergjigj se nuk ke fitu kurgjë me këtë video qe je munduar me më ofenduar se ti spaku as ftyrën as veshjen se ke treguar po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka krejt të mirat e zotit që ai ma ka dhuruar mua me iu ndihmuar. Edhe një gjë mos e harro multimilioner me qenë s’kam me e jetu jetën e milionerit kur e di qe veni jonë është shumë i varfër edhe çohem dhe flej me një rreth të tillë,”-ka shkruar Bardhi.

të fundit

Turistët turq kryesojnë vizitat në Shkup, Maqedoninë e Veriut e vizitojnë 741 mijë e 466 turistë

“Të gjithë e keni vënë re se kohët e fundit po dominojnë turistët turq në Shkup. Dhe kjo nuk është…

10 seconds ago

Sela u bën thirrje Kasamit, Mexhitit dhe shqiptarëve të marrin pjesë në protestat për UÇK-në

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të shqiptarëve në protestat e paralajmëruara për…

36 seconds ago

E përmendi Agasi në përgjime, Taulant Balla: Nuk komentoj personat që kanë probleme me drejtësinë! Të përballet me gjykatën! SPAK t’i shkojë deri në fund të gjitha dosjeve

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, foli me gazetarët pas takimeve me komisionin ndërparlamentar të BE-së, ku u pyet edhe…

3 minutes ago

Kusari-Lila: Presidenti të zgjidhet fillimisht, pastaj të procedohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara

Mimoza Kusari- Lila, kryetarja e Alternativës, partisë që është pjesë e koalicionit fitues Vetëvendosje, po apelon që partitë fillimisht të…

6 minutes ago

Veteranët e UÇK-së kërkojnë që Qeveria të veprojë me Ligjin për Specialen, paralajmërojnë protesta nëse injorohen

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që sa më parë…

6 minutes ago

Gjykata Speciale formon panelin e Apelit për çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka caktuar gjyqtaret për seancën e Apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së. Sipas gazetarit Besian Beha, Michele Pichard…

6 minutes ago