showbiz

U rrëzua me parashutë në Himarë, Policia merr masa ndaj Xhonatan Islamit

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku Xhonatan Islami, i njohur si partneri i moderatores Roza Lati dhe i apasionuar pas sporteve ekstreme, u rrëzua gjatë një hedhjeje me parashutë. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta para se të niste një spektakël fishekzjarresh në qytet, duke shkaktuar shqetësim te të pranishmit.

Fatmirësisht, Islami ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka pësuar vetëm lëndime të lehta. Ai po trajtohet dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë

Roza Lati reagoi menjëherë pas lajmit me një mesazh qetësues në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shëndosh e mirë. No panic. Nuk vritet Shqiponja kollaj.”

Megjithatë, pas vlerësimit të ngjarjes, Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj Xhonatan Islamit për “ulje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike”. Materialet i janë referuar Prokurorisë, e cila pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm ligjorë.

të fundit

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

8 persona janë arrestuar nga policia greke, si pjesëtarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë…

8 minutes ago

Termometri do të shënojë 50 gradë? Pritet vala më ekstreme në histori në Itali

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi…

37 minutes ago

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth dhe lirimi i hapësirave publike, Rama ‘rikthehet’ para publikut: Nesër këtu!

Ditët e fundit qeveria ka ndërmarrë aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit, ç’ka solli…

56 minutes ago

Helmohet Netanyahu, u ndje keq mbrëmë prej një inflamacioni në zorrë dhe dehidratimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po shërohet nga një rast helmimi ushqimor, njoftoi sot zyra e tij, duke bërë me…

1 hour ago

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

Prej ditësh vijon të jetë aktiv zjarri në Dukat të Vlorës, ku mbi 80 efektivë janë angazhuar nga toka dhe…

1 hour ago

Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në divjakë. Mësohet se një 62-vjeçar duke lëvizur me mjetin e…

2 hours ago