showbiz

“U ritakuam pas 5 vitesh”, boskieri shqiptar rrëfen për herë të parë si u martua me modelen (FOTO LAJM)

Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka treguar ndihet njeri shumë me fat dhe krenar që ka takuar Marigonën, me të cilën tashmë është i martuar.

Por për të nuk ka qenë kaq e lehtë që të arrinte deri te kurorëzimi me modelen kosovare. Duket se boksierit i duhej që insistonte shumë dhe sipas tij, një ritakim pas 5 vitesh ishte shenjë që “do kenë një të ardhme shumë të mirë së bashku”.

Të lidhura

None found

Robin Krasniqi në një intervistë për “ATV”, theksoi se do jenë “shembulli i mirë i një familje të shëndetshme” dhe dëshiron të ketë katër fëmijë. Çifti u kurorëzua në xhami pak javë më parë dhe boksieri rrëfen se shumë shpejt do të bëhet edhe dasma.

“Jam me fat dhe krenar që e kam takuar, pas shumë sfidave dhe historive. Ndihem i prekur prej Zotit që më në fund më ka takuar me një njeri si Marigona, por mbi të gjitha e ka zemrën e mirë, vjen nga një familje të mirë. Ndihmat që jep dhe zemra e saj më kanë bërë të dashurohem tek ajo, kam insistuar për një kohë të gjatë. Por hap pas hapi jemi këtu ku jemi, jam shumë i lumtur dhe besoj që në të ardhmen do jemi shembull i mirë për një familje të shëndetshme dhe ia lëmë të ardhmes. Zgjodhëm të kurorëzoheshim në xhami sepse mendoj që gjithçka në emër të Zotit, ishte hapi i parë dhe e bëra me shumë kënaqësi.

Unë e mora hapin e parë, kam insistuar, ndonjëherë e kam pasur atë mendim a ta marr këtë hap apo jo. Mesazhet dhe telefonat që kemi bërë më ka lënë të kuptoj që nuk guxoj të dorëzohem se ka diçka që ia vlen të luftosh për këtë njeri dhe çdo ditë kam thënë “Wow, është fantazi dhe nuk po e besoja që Zoti më ka takuar me dikë si ajo. Jam shumë i përmbushur, dasmën do e bejmë por datën nuk e kemi po besoj se shumë shpejt, në vitin 2022 do të ndodhë.

Vij nga një familje e madhe dhe jetoj në Gjermani, ku mentaliteti i tyre ka shumë ndryshim, por e dashuroj shumë mentalitetin tonë që jemi të lidhur me familjet tona. Besoj rëndësi ka të madhe ka kur një njeri ka familje dhe dua të kemi nja 4 fëmijë do t’i bëj. Marigonën e njoh prej vitesh, edhe para 5 vitesh nisëm një kontakt por nuk na u bashkuan rrugët. Është një shenjë nga Zoti që jo rastësisht jemi këtu mbas 5 vitesh, jo rastësisht jemi bashkë dhe do kemi një të ardhme shumë të mirë”, tha boksieri gjatë intervistës.

të fundit

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

1 minute ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

2 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

5 minutes ago

BMW Alpina e parë e epokës së re kalon 300 km/h në testime

Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…

6 minutes ago

Egnatia udhëton nesër drejt Rumanisë për Conference League, ndërsa pret lajme nga Barcelona

EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…

7 minutes ago

Barcelona synon Hincapien për janarin, Deco ka kontaktuar përfaqësuesit e tij

Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…

8 minutes ago