showbiz

U paragjykua për diferencën në moshë me Diola Dostin, ja si përgjigjet biznesmeni

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku është pyetur rreth marrëdhënies dhe ka rrëfyer për ndjenjën, takimin e parë me Erolldin dhe planet e tyre të deritanishme.

Por të njëjtën gjë ka bërë edhe Erolldi në “Studio A”. Ai tregoi se është bërë edhe takimi mes dy familjeve, edhe pse në mënyrë krejt të rastësishme dhe duket se gjithçka është në rrugën e duhur. Gjithashtu, atij iu soll në vëmendje edhe reagimi i publikut për diferencën në moshë të çiftit, ku jo të gjitha komentet kanë qenë pozitive por pati një përgjigje edhe për këtë.

“Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit. Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj. Te Diola është një e mirë që Diola është një person i cili e mban fëmijën e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh edhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër”- ka thënë biznesmeni.

Ndër të tjera, sipërmarrësi tha se plane për martesë nuk ka pasi është ende herët por çifti ka përcaktuar një ‘marrëveshje’ mes tyre.

‘Ne kemi një marrëveshje bashkë, kemi thënë që bashkë do kalojmë bukur, nëse është ajo ‘forever’ për gjithë jetën, është në rregull. Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi. I kemi premtuar njëri-tjetrit që derisa të jemi bashkë do jemi mirë dhe kur bëhet tepër, më thuaj.’- tha ai.

të fundit

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 19 tetor

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor. Gashi nënshkroi Vendimin…

50 minutes ago

Dua Lipa shkëlqen në të bardha nga jugu i Shqipërisë, ndërsa vë pah linjat e theksuara të trupit

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e saj…

59 minutes ago

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë…

1 hour ago

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…

Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka thyer heshtjen mbi fotografinë që bëri xhiron e rrjeteve…

2 hours ago

Ndikimi në rritje që Melania Trump ka në mendimin dhe vendimet e Donald

Me Presidentin Donald Trump që do të bëjë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit,…

2 hours ago

Italia dhe katër vende të tjera dënojnë planin e Izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës

Ministrat e Jashtëm të Italisë, Australisë, Gjermanisë, Zelandës së Re dhe Britanisë së Madhe kanë hedhur poshtë “fuqimisht” planet e…

2 hours ago