Klaudja Pepa ka folur së fundmi për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision, ku përveçse koreografe, mori pjesë dhe si balerinë. Klaudia tha se ndihej shumë e emocionuar për eksperiencën e saj në Itali pasi këtë herë përfaqësonte vendin e saj.
“Jam shumë entuziaste për këtë eksperiencë. Jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”, tha Klaudia. Ajo komentoi dhe komentet negative për koreografinë.
“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam plotësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu,” tha ajo ndërsa shtoi se është ndier e fyer nga Italia pasi nuk i dha asnjë pikë Ronelës.
“Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne. E mërzitur pak po.”, tha ajo.Kujtojmë që Ronela nuk arriti të kualifikohej në finale. Përpos komenteve pozitive, ka pasur dhe nga ata që e kanë cilësuar performancën si jo të denjë
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jetën e tij…
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se ka shkuar në 16 numri i…
Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu të dielën gatishmërinë për të hequr dorë nga përpjekja e vendit të tij për tu…