showbiz

U martuan në Maldive me para të vjedhura, Fjolla Morina reagon pas akuzave për Fisnik Sylën (FOTO LAJM)

Ndërkohë që Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, këngëtarja dhe partneri i saj biznesmen u arratisën në Dubai dhe më pas në Maldive ku zhvilluan edhe ceremoninë e tyre martesore.

Por ky udhëtim shumë i përfolur i Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës në Maldiveve është kryer me anë të mashtrimit.

Klan Kosova shkruan se ata kanë paguar kompanisë së udhëtimit AS Travel, me çek të falsifikuar. Fisnik Syla i dërgoi kompanisë transaksion bankar, i cili rezultoi i falsifikuar.

Më tej, thuhet se Syla i ka shkruar agjentit të kompanisë një mesazh duke iu betuar se do t’ua kthente borxhin.

Fjolla ka bërë një reagim për këtë situatë në profilin e saj në Instagram ku shprehet se nuk është aspak në djeni të situatës dhe se madje do të ngre një gjyq për përfshirjen e saj në këtë situatë.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje! Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën penale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina./albeu.com/

të fundit

Horoskopi 24 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Zakonisht nuk keni probleme të tilla, por gjatë kësaj të marte do të keni një bllokim në komunikim, ndoshta…

4 hours ago

Deklarata e fortë e gazetarit: Erion Veliaj më ka kërcënuar familjarisht përmes bandave kriminale

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin "Log" në News 24 se Erion Veliaj e ka kërcënuar familjarisht përmes bandave…

5 hours ago

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

Elon Musk, miliarderi i njohur dhe pronar i rrjetit social X, është sot personi më i ndjekur në këtë platformë,…

5 hours ago

Dialogu Kosovë-Serbi/ Marta Kos: Po presim formimin e Qeverisë së re që të angazhohemi më shumë

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, tha se Brukseli po pret formimin e një qeverie të re në…

6 hours ago

Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur

Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin "A Show" se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me…

6 hours ago

Ragip Gila, vrasës me pagesë?/ Zbulohet roli i Barush Bregut në masakrën e 8 shtatorit, lidhjet me fisin Lici

Masakra e 8 shtatorit në Shkodër ka ngritur pikëpyetje para grupit hetimor që po merret me zbardhjen e krimit me…

6 hours ago