Këngëtarja Jonida Maliqi së fundmi ishte e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu jetën e saj personale dhe sfidat që ka kaluar.
Gjatë intervistës, Maliqi tregoi se një nga momentet më të vështira për të ka qenë divorci nga ish-bashkëshorti Gent Prizeni.
Ajo u shpreh se ndarja erdhi pas 17 vitesh martese, dhe ishte një pasojë e rritjes dhe ndryshimit të perceptimeve gjatë kohës.
“Unë jam lidhur në moshë fare të re, unë jam lidhur në moshën 17-vjeçare dhe kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, sigurisht që Dani ishte shumë i vogël, ishte 5 vjeç dhe kisha nevojë për të qenë familje, megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj që erdhi si pasojë e kohës kur njihesh në moshë fare të vogël, njerëzit fillojnë mendësojnë ndryshe, reagojnë ndryshe, evolojnë dhe ti nuk je më ai personi që ke qenë dikur dhe sidomos ne nënave, grave na ndodh një lloj metamorfoze dhe fillojmë e shikojmë me një tjetër këndvështrim, prioritet është fëmija, jo më vetja jote”, shprehet Jonida.
Jonida shtoi se vendosi të ketë një familje më të vogël dhe të jetojë e lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të përballet me pasiguri dhe konflikte.
“Kështu që mendoj më mirë të jesh në një familje të minimizuar, por të jesh i lumtur brenda katër mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, të kesh konflikte dhe mos të jesh në paqe me veten Mendoj që divorci nuk është i thjeshtë, në mënyrë absolute, por nuk është edhe fundi i botës. Ne kemi lindur vetëm dhe vetëm do të vdesim. Unë mbi të gjitha dua më së shumti veten time dhe kur dua veten time do të dua çdokënd që do të më respektojë, do të më vlerësojë dhe do të rrugëtojë me mua në të mirë e në të keq. Mendoj që dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe në të keq,” shton ajo.
Ashtu siç ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e…
Gjatë një konference për mediat nga selia blu, kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, deklaron se Këshilli i Mandateve…
Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…
Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…
Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…
Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…