Categories: showbiz

U lidh me një djalë me ngjyrë dhe 19 vite më të ri, Adriana Matoshi flet për komentet negative

Prej thuajse një viti, aktorja Adriana Matoshi më shumë se për projektet, është përfolur për të dashurin e saj, futbollistin 21 vjeçar, Keith Groeneveld. Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre.

Keith tregoi se me Adrianën është njohur tek lokali i saj dhe në momentin që e pa “u detyrua” të mësojë sesi flirtojnë djemtë shqiptarë.

Të lidhura

None found

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racista. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën. Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese.”- u shpreh Matoshi, e cila i referohet çmimit “Aktorja më e mirë” që fitoi në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin “Zana” me regji të Antoneta Kastratit.

Sidoqoftë, komentet negative rreth marrëdhënies me diferencë 19-vjeçare, nuk kanë ndikuar në familjen e aktores dhe miratimin e tyre.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mirë.” – përfundoi ajo.

të fundit

“Më shkarkoni, të bie edhe unë rehat”/ Anuela Ristani ‘sfidon’ PS në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Bashkiak

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është përplasur ashpër me këshilltarët e mazhorancës gjatë mbledhjes së fundit me dyer…

14 minutes ago

Bashkia e Tiranës shtyn afatin për aplikimin për kreditë e buta, shkak mosfunksionimi i portalit e-Albania

Bashkia e Tiranës ka vendosur shtyrjen e afatit për aplikimin e qytetarëve për kredi të buta, pas njoftimit se “e-Albania”…

48 minutes ago

“Nikolini është vëzhguar nga një makinë e dyshimtë!”, Ekzekutime, hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme me familjen Nikulaj, zbardhet dëshmia e Gjergj Lekstakajt

Për dekada të tëra Lezha është shndërruar në një qytet ku gjakmarrja është kthyer në një sagë e cila ka…

49 minutes ago

Soni Malaj thyen heshtjen për “sherrin e bujshëm” me Jonida Maliqin: Unë isha e fejuar me Florin, ia fusin kot

Këngëtarja Soni Malaj ka kundërshtuar konfliktet e aluduara mes asaj dhe artistes Jonida Maliqi, duke thënë se kur kolegia e…

1 hour ago

“Vazhdoni reformat”/ Ambasadori i BE në Tiranë: Duhet të ruani këtë ritëm, dialog politik për të përmbushur kriteret

Kuvendi luan një rol kyç në procesin e integrimit dhe Bashkimi Europian angazhohet me një projekt të ri për të…

2 hours ago

Partneriteti me Izraelin, Rama: Do firmosim një marrëveshje me qeverinë izraelite për të marrë sa më shumë dije

Kryeministri Edi Rama vizitoi një fermë eksperimentale në Cërrik, i cili është pjesë e nshkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim…

2 hours ago