Categories: showbiz

U largua nga “Përputhen”, por jo nga ai: Ledjana shfaqet krah Mevlanit (VIDEO)

Dy ditë më parë, Ledjana bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”.  Ajo u shpreh se vendimi i saj për largimin nga “Për’puthen” nuk ka lidhje fare me Mevlanin.

“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere. Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkroi Ledjana në një postim.`

Ndërkohë dje në emision u diskutua në lidhje me këtë largim të Ledjanës. Bora Zemani tha se Ledjana u ka kërkuar që të mos jetë më e pranishme në emision, për të reflektuar me veten. Në lidhje me këtë situatë foli edhe Mevlani, i cili u shpreh shumë i zhgënjyer nga veprimet e Ledjanës. Madje ai ngriti dyshimet se Ledjana mund të ketë diçka që nuk dëshiron ta tregojë dhe kërkoi sinqeritet prej saj.

“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani i zhgënjyer.

“Më vjen keq që përmend familjen në disa raste, që thotë nuk bëj takim romantik për shkak të familjes, kur Ledjana poston foto nga vaska me bikini. Ajo nëse ka diçka ta thotë publikisht , unë nuk mbaj njeri me zor”, shtoi ai më tej.

Mirëpo, duket se heshtja e Ledjanës, të paktën me Mevlanin, ka përfunduar. Dyshja është takuar dhe konkurrentja ka ndarë një video të tyren në InstaStory, shoqëruar me këngën “Bëji të fala”, duke “përshëndetur” kështu të gjithë ata që thanë se çifti ishte ndarë.

Kështu, ajo ka lënë të kuptohet se marrëdhënia me Mevlanin nuk u ndërpre në emision, por do të vazhdojë jashtë tij.

të fundit

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur

Real Madridi, ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen…

5 minutes ago

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur (EMRI+FOTO)

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e…

21 minutes ago

Zbardhet vendimi/ Ndryshon skema e llogaritjes së pensionit, të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për…

1 hour ago

Vranë 23-vjeçarin Renis Dobra, gjykata lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

Ditën e sotme, Gjykata e Dibrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin,…

1 hour ago

Skandali në Vorë/ Ushqimet kishin skaduar në janar, u falsifikonin etiketat për t’u hedhur në treg, çfarë u sekuestrua

Këtë të shtunë, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara dhe më pas hidheshin sërish në treg,…

2 hours ago

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë/ Rama: Po punohet me projektet e Rilindjes Urbane, u angazhuan arkitektë të huaj e vendas

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi se…

2 hours ago