Futbollisti i kombëtares tregoi për “Më Lër të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë edhe lidhjet.
Gjatë pyetjeve që Donald dhe Romeo Veshaj i bënë sulmuesit, ai zbuloi se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.
Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për memet që janë bërë në rrjete sociale, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.
Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën Taulant Seferin.
Biseda e zhvilluar mes tyre:
Donald Veshaj: Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?
Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.
Donald Veshaj: Domethënë je në një marrëdhënie?
Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.
Donald Veshaj: A ndjhet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?
Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.
Romeo Veshaj: A ke në plan dasëm apo fejesë?
Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.
Romeo Veshaj: Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?
Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. Është shqiptare.
Romeo Veshaj: Unë doja të dija a të do vjehrra?
Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.
Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, SPAK,…
Performanca e dobët në punë, ka sjellë shkarkimin nga detyra të Ina Bellos, drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në…
Moti i keq në Korçë, ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të qindra familjeve. OSHEE bën me dije…
Nga; Elton Qyno Aldo Buzhani, vëllai i Mondi Mëhallës, është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen…
Ngjarja e rëndë në Serinë A, ku u godit me fishekzjarr portieri i Kremonezes, Emil Audero, ka bërë xhiron e…
Këtë të hënë, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u është drejtuar maturantëve me një mesazh informues dhe motivues, duke bërë…