showbiz

U kritikua ashpër pasi pranoi dhunën mbi të dashurën, reagon Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ka qënë para disa kohësh i ftuar në emisionin “E Diell”, ku pohoi se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës. Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25-26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.

“Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën”, deklaroi Shpati në intervistën e dhënë.

Kjo deklaratë e këngëtarit u përball me kritika të ashpra jo vetëm nga publiku por edhe nga personazhe të njohur publik.  Ndërsa në një intervistë të dhënë së fundmi, Shpati është shprehur se deklarata e tij është keqkuptuar, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndjesë publike.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë. Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrin dhe të krijojnë keqkuptime të tilla“, u shpreh këngëtari.

të fundit

Lejuan ndërtimet pa leje në zonë të mbrojtur në Butrint, Prokuroria Sarandë dërgon në gjyq për ‘Shpërdorim detyre’ kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT, e pësojnë dhe personat që ndërtuan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe dërgon në gjyq pesë…

58 minutes ago

Trump i prerë: Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit.…

1 hour ago

ALARM! Rriten s*lmet kibernetike dhe mashtrimet online në Shqipëri

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të…

2 hours ago

Eksporti i shërbimeve kontabël/ Pse kompanitë europiane po zgjedhin Shqipërinë

Shumë shoqëri audituese kanë filluar të ofrojnë shërbime kontabiliteti për sipërmarrje të huaja, kryesisht italiane. Një program i specializuar zhvillimi…

2 hours ago

“Sot do të merrni vendime të rëndësishme”/ Emocione të forta dhe kthesa të papritura në horoskopin e kësaj të shtune, 27 dhjetor 2025

DASHI Do të ndjeni një nxitje të fortë emocionale: marrëdhëniet bëhen më intensive dhe ka një dëshirë për dialog. Kjo…

2 hours ago

Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…

11 hours ago