Avokati Ervin Karanxha ishte së fundmi i ftuar në emisionin Breaking në Top News, ku diskutoi mbi çështjet gjyqësore dhe masat e sigurisë në ambientet gjyqësore.
Një ndër temat që u trajtua gjatë intervistës ishte edhe rasti i personazhit të njohur në rrjetet sociale, reperit Cllevio Serbiano, i cili u ekstradua nga Dubai drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë.
None found
Avokati theksoi se, për shkak të konflikteve të shumta që reperi ka pasur më parë me personazhe të ndryshëm, është e domosdoshme që të merren masa shtesë për garantimin e sigurisë maksimale.
“Këto kanë qenë konflikte të ndryshme që kemi parë më herët. Clevio është ekstraduar dhe ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së. Për shkak se ai ka ngritur pretendime se i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte në të kaluarën, duhen marrë masa për të garantuar siguri maksimale.
Organet e burgut duhet të ndërhyjnë për të siguruar mbrojtjen e tij, qoftë edhe përmes ajrosjes së kufizuar. Dihet gjithashtu që Clevio ka thyer më parë masën e arrestit dhe aktualisht priten procedurat e mëtejshme ligjore.
Ai është një reper i njohur, falë aftësive të tij artistike, por ka qenë shpesh i përfshirë në konflikte të ndryshme. Duke qenë i izoluar, është e rëndësishme të krijohen kushtet e nevojshme për ta mbrojtur. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe i pafajshëm, ndaj trajtimi i tij duhet të jetë në përputhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë e nevojshme.”, tha avokati.
Dashi Do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do jeni me ne fund gati…
Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që kamë pas. Me tone…
Gazetari Artan Hoxha, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për dhunimin e Sokol Tomës në autostradën e…
Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka kritikuar mungesën e kandidatëve në garën për…
Mes Sarës dhe Zhakut ka pasur një përplasje të fortë dhe të ashpër gjatë fundjavës që lamë pas. “Për mua…
Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina do të tërheqë "sanksionet me rreze të gjatë veprimi", ndaj objektivave ushtarake ruse…