showbiz

U dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, reagon Klea Prenga: I dashuri im s’ka qenë i martuar (FOTO)

Përmes në reagimi në rrjetet sociale, 24-vjeçarja Klea Prenga,  e cila u dhunua brutalisht nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me incidentin e rëndë, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili sipas aludimeve ishte dhe ‘molla e sherrit’.

Klea Prenga, shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese, apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishës.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, Prenga shprehet se personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qene asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja.

Ndër të tjera, ajo ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit ndaj së resë.

Ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjekë edhe në shtetet e huaja, ku ajo është rezidente.

Reagimi i plotë:

Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

të fundit

Raketë godet aeroportin e Riadit; Etihad dhe flydubai ndërpresin fluturimet, ndërsa flydubai i anulon deri më 14 tetor

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

3 minutes ago

Tifozët përplasen në hyrje të “Air Albania”, policia pengon përshkallëzimin e situatës

Partizani - TiranaEdhe ku kanë mbetur shumë pak minuta nga startimi i derbit Partizani – Tirana, tensionet janë maksimalisht të…

3 minutes ago

Shiu largohet gradualisht, ja si do të jetë moti ditën e hënë

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

18 minutes ago

Trump njofton për armëpushim energjetik mes Moskës dhe Kievit, Zelensky: Nuk isha në dijeni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

19 minutes ago

Raketë balistike godet aeroportin e Riadit, Etihad dhe flydubai pezullojnë fluturimet deri më 14 tetor

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

19 minutes ago

Trump: Rusia dhe Ukraina dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…

19 minutes ago