Liam Mandiaro, pas lirimit nga qelia, dhe arrestemit me bujë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, është rikthyer sërish në spektakël.
Konkurrenti ishte në kërkim për një dënim të pashlyer për akuzën e mashtrimit. Pas lirimit ishte i gatshëm që të vijonte atë që la përgjysmë, për t’u bërë pjesë sërish e garës për çmimin e madh.
Për të u hap një televotim, ku u votua që ai të rihynte në shtëpinë e Big Brother.
Banorët e kanë pritur shumë mirë rikthimin e Liam Mandiaros. Ata kanë rendur duke e takuar dhe përqafuar, tashmë banorin më të ri të “Big Brother VIP 3”.
Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se ka qëndruar në burg për 14 ditë dhe se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.
“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.
Policia e Tiranës, ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj biznesmenit Juljan Morina, 53-vjeç, pasi dyshohet se ka…
Ndihmësregjisori i ‘Emily in Paris’, ka ndërruar jetë gjatë xhirimeve të sezonit të 5-të në Venecia. 47-vjeçari Diego Borella, u…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zbardhur detaje nga hetimet ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja, të drejtuar…
Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit. Sipas policisë, një…
Paraditen e sotme 24 gusht, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u…
Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…