Pak ditë më parë, Tuna i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja publikoi në Instagram disa foto shumë emocionuese nga procesi i lindjes. Ajo zbuloi se ishte bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.
Ndërkohë ajo ka publikuar një video nga koha kur ne nuk dinim asgjë se ajo ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja ka organizuar një festë gjigante me njerëz të afërt e mikesha të saj për të zbuluar gjininë e fëmijës që priste. Në video ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali. Në video Tuna shfaqet shumë e lumtur pas zbulimit të gjinisë, por ajo që të gjithë vune re eshtë mungesa e babait të dy fëmijëve të saj, Patrisit.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…
Një banesë në lagjen Haxhiraj të Pukës është shkrumbuar totalisht nga flakët ditën e sotme. Për shkak të zonës ku…
Debatet në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania” kanë fillur të bëhen gjithmonë e më të ashpra mes…
Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës në Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditësh. Mësohet se është…
Zohran Mamdani, populisti me prirje të majta, u betua zyrtarisht si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut ditën e…