Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar së fundmi mbi pamjet virale ku ai shihet me sy të mbyllur gjatë disa eventeve publike, duke thënë se nuk është “një njeri që fle shumë”. Deklarata u bë të martën, më 18 nëntor, në Zyrën Ovale, gjatë një konference për shtyp së bashku me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Gjatë konferencës, një gazetar e pyeti Trump-in se si menaxhon kohën e tij, duke përmendur vërejtjet e tij të mëparshme se bin Salman flinte shumë pak. “Ai nuk fle shumë, dhe unë nuk fle shumë. Mendojmë për vendet tona,” tha Trump, 79 vjeç.
None found
Ai shtoi se edhe pse disa presidentë flenë shumë, ai dhe bin Salman ndajnë një ritëm pune “të njëjtë dhe intensiv”. “Kur e do punën tënde dhe vendin tënd, nuk do të flesh,” theksoi Trump, duke ironizuar presidentin aktual Joe Biden, 82 vjeç, për të cilin tha se “fle gjatë gjithë kohës”.
Komentet e tij vijnë pasi disa video janë bërë virale muajt e fundit, ku Trump duket se mbyll sytë gjatë aktiviteteve zyrtare. Në maj, gjatë një ceremonie në Arabinë Saudite, ai u filmua me sy të mbyllur për disa sekonda. Një incident i ngjashëm ndodhi edhe më 6 nëntor, gjatë një njoftimi në Zyrën Ovale për uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe.
Ndërkohë, gjatë të njëjtit event, një burrë humbi ndjenjat ndërsa po fliste drejtori ekzekutiv i Eli Lilly, Dave Ricks, dhe u kap nga Dr. Mehmet Oz, drejtues i qendrës së politikave të Medicare dhe Medicaid nën administratën Trump.
Janë zbardhur amendamentet e propozuara nga Partia Socialiste për ndryshimin e Kodit Rrugor, ndryshime që janë propozuar nga deputetët Ulsi…
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë ku humbi jetën 66-vjeçari…
Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur, autoritetet detare kanë vendosur…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka “përparim të kënaqshëm” drejt ratifikimit të marrëveshjes tregtare mes…
Shoqata Çamëria dega Vlorë ka reaguar pas vrasjes së Rexhep Ismaili, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të palëkundur…
Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga…