showbiz

Tre javë pas lëndimit, Princesha Anne kthehet në detyrat e saj

Princesha Anne, motra e vogël e Mbretit Karli III, u rikthye këtë të premte në detyrat zyrtare, gati tre javë pasi u shtrua në spital, pasi u godit në kokë nga një kalë.

73-vjeçarja Anne, vajza e vetme e Mbretëreshës Elizabeth, kaloi pesë netë në spital pasi u plagos më 23 qershor. Kështu ajo u detyrua të shtynte angazhimet e saj, ndër të cilat ishte një udhëtim në Kanada.

Sot, megjithatë, princesha, e cilësuar shpesh si “anëtarja më punëtore” e familjes mbretërore, u kthye në detyrat e saj dhe mori pjesë në një garë kuajsh për personat me aftësi të kufizuara në Gloucester, në Anglinë perëndimore.

Princesha, e cila i do kuajt, ka qenë presidente e shoqatës bamirëse Riding for the Disabled Association, që organizon kampionatin që nga viti 1986.

Anna pësoi një lëndim në kokë ndërsa ecte në pronën e Gatcombe Park ku ndodhet shtëpia e saj

të fundit

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

39 minutes ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

58 minutes ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

1 hour ago

Skandali me produktet Pandoro/ Gjykata shpall të pafajshme Chiara Ferranin: Një makth ka mbaruar

Influencerja e njohur Chiara Ferrani është shpallur e pafajshme nga gjyqësori italian në lidhje me akuzat për mashtrim me të…

2 hours ago

Arratisja e Altin Ndocit/ Të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga burgu i Durrësit në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e disa të dënuarve…

2 hours ago

Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.…

2 hours ago