showbiz

Top Channel hedh në gjyq Olsi Bylykun/ Ja reagimi i artistit

Aktori i mirënjohur shqiptar Olsi Bylyku ka zbuluar së fundmi se është paditur nga stacioni televiziv ku ai nisi karrierën si artist, Top Channel. Ky zhvillim lidhet me pjesëmarrjen e tij në sezonin e tretë të spektaklit “Big Brother VIP Albania”. Duke ndarë lajmin përmes një postimi në Instagram, Olsi ka folur hapur për sfidat që po përballet si pasojë e padisë që ka marrë nga televizioni.

“Në një mesazh të hapur dhe të drejtpërdrejtë, unë u zgjova sot me një mesazh nga prindërit e mi që më njoftuan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga Top Channel”, shkruan Olsi në postimin e tij në Instagram. Ai tregon se kishte marrë një fletë-thirrje për shkaktim dëmi dhe një kërkesë për të paguar një shumë të madhe si dëmshpërblim.

Olsi ka shpjeguar rrugëtimin e tij në mediat shqiptare, duke përmendur se si u largua nga Top Channel për t’iu bashkuar “BE Coffee”, një program i cili më vonë u mbyll, dhe se si më pas besoi dhe qëndroi me TV Klan. Ai tregon se nuk mund ta refuzonte ftesën për t’u kthyer në televizionin ku u rrit si artist, pasi pasioni për muzikën, spektaklin dhe skenën është diçka që e tërheq përsëri.

Në komentet e postimit të tij, Olsi thotë se mirënjohja e tij është e thellë, dhe përmend se si vargjet në këngën e tij të fundit “Mos bab…” janë një shprehje e kësaj ndjenje. Ai gjithashtu ka ndarë një anekdotë personale, duke zbuluar se si një surprizë e planifikuar për mbesën e tij dyvjeçare nuk mundi të bëhet.

Aktori ka shtuar një koment duke reflektuar mbi përvojën e tij pune: “Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: ‘FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË’, ndaj ikonat e atij TV u larguan…”, duke përmendur këtu emrat e njohur si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Altin Basha e Sokol Balla – që ndër vite janë larguar nga televizionit Top Channel.

Ai sugjeron se ka një diferencë në menaxhimin e talentit ndërmjet dy stacioneve televizive, duke nënvizuar se homologët e këtyre figurave në televizionin rival, TV Klan (të tillë si: Ardit Gjebra, Vera Grabocka e Blendi Fevziu), kanë krijuar një perandori aty.

 

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

24 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

56 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

1 hour ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

2 hours ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago