Categories: showbiz

“Ti je skuth, i pafytyrë”, degradon keq debati midis Einxhel dhe Ilirit (VIDEO)

Një pjese të banorëve të Big Brother VIP ju mundësua nga Vëllai i Madh të shihnin ndeshjen kombëtare.

Ilirit, Sabianit, Arjolës dhe Monikës iu dha mundësia për të zgjedhur edhe një banor tjetër për këtë aktivitet.

I përzgjedhuri do të ishte pikërisht Kledi, zgjedhje e cila do të nxiste edhe debate të mëtejshme.

Einxhel pretendoi se ishte iniciatorja e vërtetë e këtij aktiviteti, mundësi të cilën e përfitoi pasi fitoi lojën e “Ninxhave”.

Ajo tregoi se kjo kërkesë kishte lindur prej Donaldit dhe se ai e meriton vërtetë t’i bashkohej atij grupi.

Kaq mjaftoi që Einxhel dhe Iliri të degradonin komunikimin mes tyre duke etiketuar njëri-tjetrin me epitete si fallxhore, skuth, intrigant, frikacak apo i pafytyrë.

Iliri insistoi se me Einxhel nuk do të dëshironte të kishte asnjë kontakt, ndërsa gazetarja repikoi duke thënë se nuk i ka bërë asgjë Ilirit për të merituar këtë qëndrim të tij.

Pjesë nga debati:

Einxhel: Kjo është torturë dhe dënim, aty e kishit djalin tjetër dhe e dinit që ai donte më shumë ta shihte. Kjo gjë nuk ishte e drejtë

Iliri: Pse festa ishte e drejtë?

Einxhel: Mos të flasim për drejtësi

Iliri: Ti dëshirën ia kishe dedikuar Donaldit?

Einxhel: Po, dhe të isha në vendin tuaj do e kisha marrë për bazë dëshirën tuaj. Ty nuk të intereson…

Iliri: Unë nuk e marr parasysh atë që po thua. Të ishte dikush tjetër po. Mes nesh ka një distancë dhe dua ta respektoj. Është thjesht  çështje preference.Ti je fallxhorja e të gjithëve

Einxhel: Çfarë kam pasur t’i kam thënë në fytyrë, por ti je frikacak, i pafytyrë, hakmarrës dhe skuth.

Einxhel e mori personale duke e pyetur vazhdimisht Ilirin se çfarë ka ai me të dhe ai nuk preferoj të përgjigjet. Mesa duket Iliri nuk e ka pëlqyer Einxhel që më përpara se ajo të hynte në Big Brother.

të fundit

Itali/ Zjarri i madh në Sardenja rrethon turistët

Sardenja po përjeton një tjetër ditë të vështirë, teksa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit, me situatën…

1 hour ago

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar arrestimin për korrupsion të ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas…

2 hours ago

Zjarrvënësit rrezikojnë deri 20 vjet burg/ Policia: 6 në pranga, 6 në hetim për zjarrvënie në 72 orë

Një 33 vjecar i identifikuar si Elmaz Fejzaj u arrestua nga Policia e Vlorës, si përgjegjes për ndezjen e zjarrit…

2 hours ago

RISHIKIMI I KODIT PENAL/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

Drafti për Kodin e Ri Penal u prezantua të premten nga Ministrii Drejtësisë Ulsi Manja, drejtuesi i grupit të punës…

2 hours ago

Peshëngritësja Enkileda Carja mori tre medalje evropiane dhe theu edhe 3 rekorde të tjera, Rama: Urime kampione!

Enkileda Carja nuk ndalet. Peshëngritësja e talentuar shqiptare ka arritur të tjera rezultate të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke u…

2 hours ago

Hyri me not në det rreth orës 18:00, një portugez 57-vjeçar nuk del më në breg. Policia në kërkim të turistit

Deti është një nga destinacionet më të frekuentura gjatë verës, sidomos në këto ditë të nxehta të korrikut. Dhe kjo…

3 hours ago