Bukuroshja Aleksia Peleshi, vajza e politikanit Niko Peleshi dhe një nga vajzat më të bukura shqiptare, ka reaguar për herë të parë për marrëdhënien e saj me Romeo Veshaj dhe për akuzat se ishte ajo që e ndau nga Jonida Maliqi e cila ka qenë në një lidhje disavjeçare me aktorin e humorit.
Ndër të tjera, Jonida e uroi çiftin e ri publikisht, por nuk mungoi edhe ironia. Por çfarë ka për të thënë Aleksia për këtë?
Në intervistën e saj me moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’, Aleksia replikoi për herë të parë.
Ester Bylyku: Jonida ju uroi publikisht. Ti a e falenderove? Apo nuk ke asnjë kontakt me të?
Aleksia Peleshi: Çfarë t’i them unë (qesh). Faleminderit. Jo nuk kam kontakte me të. Nuk më lidh asgjë me Jonidën, ajo është shumë më e madhe në moshë se unë dhe nuk ka lezet të kapemi me njëra tjetrën.
Ester Bylyku: Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse Romeo dhe Jonida u ndanë. është e vërtetë?
Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.
Policia ka vendosur në pranga 31-vjeçarin Ilirjan Selmani, i cili akuzohet si autor i vrasjes së partneres së tij, 52-vjeçares…
Policia e Durrësit, njofton se ka prangosur shtetasin Arben Shtraza, i cili një ditë më parë plagosi rëndë me thikë,…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Rusisë, duke i dhënë Moskës një afat të ri prej 10…
Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.…
Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar…
Sot, më 29 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.7 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.7…