showbiz

Thumba ndaj Ema Andreas? Egla Ceno reagon ekskluzivisht, aktorja mbyll telefonatën dhe refuzon të përgjigjet

Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, një debat i papritur mori vëmendjen e të pranishmëve, kur u diskutua për trajnimin motivues që do të organizojë Ermal Mamaqi këtë fundjavë.

Mamaqi shpjegoi se seminari i tij synon t’u ofrojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten, duke theksuar se aty do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur publikë.

Të lidhura

None found

“Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde”, -tha ai, duke iu drejtuar edhe aktores Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.

Megjithatë, Ema iu përgjigj hapur duke i thënë:

Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Pas këtij debati, ka ardhur dhe një postim nga aktorja Egla Ceno, që duket se është marrë nga ndjekësit si një kunjë ndaj Ema Andreas. Lexoni më shumë në këtë link.

E kontaktuar nga moderatori Ronaldo Sharka për të dhënë një reagim për “Live From Tirana” lidhur me postimin në fjalë, Egla Ceno është shprehur:

Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston… aty e gjen përgjigjen. Me pak fjalë, njerëzit e mëdhenj nuk kanë frikë të pranojnë “madhështinë” tek të tjerët, e ndriçojnë edhe më shumë. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë. Nga fjalët që ngrejnë, jo fjalët që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë.

 

 

Nga ana tjetër, e kontaktuar live me një telefonatë nga “Live From Tirana”, Ema Andrea nuk ka dhënë sqarime më të mëtejshme… Ndiqni videon më poshtë.

 

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

4 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

4 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

4 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

4 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

4 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

4 hours ago