showbiz

Thikë pas shpine? Ronaldo: Efi është në finale prej debateve me Luizin, duhet të ishte Kiara (VIDEO)

Ronaldo Sharka ka folur ditën e djeshme për konkurrentët e ‘Big Brother’. Si ish-banor, ai ka zbuluar për herë të parë se çfarë mendon për ta dhe lojën e tyre.

I ftuar në “Wake Up” ka folur për eksperiencën e tij në këtë format e jo vetëm. Ndër të tjera, i pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të “BBV”, Ronaldo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

Të lidhura

None found

“Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, që ‘pse nuk e mbrojte Kiarën’. Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga ‘Big Brother’. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen.

Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatore e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe m’u duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra. Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie ‘ti i lexove mesazhet’. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhesh i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga ‘Big Brother’.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka treguar se arsyeja pse Efi ka shkuar në finale, janë debatet që ka bërë me Luizin. Madje, kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra, Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj”, u shpreh Ronaldo.

Por a mendon gazetari se Luizi e bëri faktor dhe i dha ai finalen?

“Tani Luizi këtë thotë, unë këtë kam besuar që në fillim, sepse duke marrë parasysh që është një lojtar që vë re çfarëdo lloj detaji dhe nuk i shpëton asnjë lloj gjëje, Luizi është shumë i vetëdijshëm që nëse ai do të debatonte me Efin, kjo gjëja do ta fuqizonte në prime dhe do t’i jepte rëndësi. Nëse nuk do krijonte këtë debat, pra ngjarjet të cilat Efi do të kishte në shtëpi, nuk do ta favorizonin”, u shpreh Ronaldo.

të fundit

Çmimi i naftës bie në tregjet ndërkombëtare, por në Shqipëri mbetet ndër më të shtrenjtat në Europë

Çmimet e naftës bruto kanë shënuar rënie për të katërtën ditë radhazi në tregjet ndërkombëtare, ndërsa sinjalet për furnizime më…

5 minutes ago

Aktgjykimi i Hagës, Përparim Rama kërkon unitet kombëtar: Të jemi një dhe bashkë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ishte pjesëmarrës në protestën e studentëve që u mbajt sot në kryeqytet, në kundërshtim të…

7 minutes ago

BE dënon si “farsë” zgjedhjet në Rusi, teksa Putin siguron një tjetër fitore dërrmuese

Zyrtarët në Moskë kanë njoftuar një fitore të re rekorde për partinë Rusia e Bashkuar, të presidentit Vladimir Putin, në…

9 minutes ago

Erblin Osmani: Ëndrra për të luajtur me Kosovën u bë realitet, dua të dëshmoj veten

Mesfushori Erblin Osmani thotë se gjithnjë ka pasur dëshirë për të luajtur për Kosovën dhe është krenar që ëndrra iu…

17 minutes ago

Mexican national faces proceedings for assaulting a police officer in Skopje

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një shtetasi meksikan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Sulm…

21 minutes ago

Gucati: OVL-UÇK will support peaceful protests and calls for the abolition of the Special Court

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se OVL-UÇK do të mbështesë çdo protestë…

23 minutes ago