Jeni mësuar ta shihni në ekran shpesh, në rolin e ndërmjetësueses që merret me problemet e të tjerëve. Por sot juristja Eni Çobani ka rrëfyer si rrallëherë nje “hall” të sajin.
Në emisionin “Aldo Morning Show” avokatja ndau me shikuesit një moment të vështirë që kishte kaluar së fundmi.
None found
Ajo ka treguar se i është dashur të përballet me pabesinë e një personi të cilin e ka mbajtur shumë afër dhe e konsideronte si të familjes, por ky person i cili punonte me të i shkaktoi dëme të mëdha, ekonomike, por edhe shpirtërore.
Eni Çobani është shprehur se pasi zbuloi këtë ngjarje ajo e ka përjetuar aq keq sa për një muaj nuk ka dalë nga zyra.
“Do flas për një moment që shumë njerëz e dinë, ata me të cilët unë bashkëpunoj patjetër që po, por edhe njerëz të tjerë. Fakti që së fundmi më ka çuar në një shpërthim shumë të fortë ka qenë pabesia e një personi që unë e mbaja shumë afër, e konsiderova si të familjes të themi dhe pastaj u përballa më një zhgënjim të jashtëzakonshëm dhe me një pabesi, jo të thjeshtë, por një pabesi e cila më çoi deri te ajo për të cilën themi si është e mundur që një njeri të cilin e mban kaq afër, i beson kaq shumë, i jep gjithçka që mundesh ti, në kuptimin profesional, për ta bërë atë një njeri më të mirë seç është dhe pastaj merr.
Një goditje që realisht të trondit dhe të bie me këmbë në tokë dhe thua “si është e mundur”. Më kujtohet gjithmonë ajo fjala që “dëmin më të madh ta bën i joti”. Më vjen shumë keq që e provova në kurriz. Kisha pësuar gjëra të vogla, por kjo kishte një përmasë një çikë më të madhe, kështu që më tronditi,”-u shpreh Eni.
“Rreth një muaji e gjysmë, ndoshta e them sot për herë të parë, nuk kam dalë nga zyra, kam fjetur në zyrë, kaq rëndë e mora sepse nuk e besoja kurrë,”-përfundoi Eni Çobani.
13 persona të moshës 18 deri në 46 vjeç janë arrestuar brenda dy ditësh në Shkup, Prilep, Demir Kapi, Bogovinë…
Situata është tensionuar para godinës së Kryeministrisë, ku të rinj janë mbledhur në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…
Punonjësit e Gardës së Republikës kërkojnë rishikimin urgjent të pagave, duke ngritur shqetësimin se nuk po trajtohen financiarisht në përputhje…
Me një postim në “Instagram”, aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë…