showbiz

The Devil Wears Prada 2 po vjen më herët se që është pritur – publikohet traileri i shkurtër

Pas paralajmërimeve të bujshme për zhvillimin e pjesës së dytë, filmi “The Devil Wears Prada 2” tashmë ka një datë zyrtare publikimi.

Platforma e njohur Disney ka bërë të ditur se filmi do të shfaqet më 1 maj 2026, duke premtuar një rikthim të paharrueshëm në botën e modës dhe intrigave që e bënë pjesën e parë kaq të famshme.

Të lidhura

None found

Përveç njoftimit të madh, Disney ka publikuar edhe një trailer të shkurtër, i cili ka ngjallur entuziazëm të madh dhe po pritet me padurim nga fansat e të gjithë botës.
Në sekuencat e shkurtra, shfaqet aktorja ikonike Meryl Streep, në rolin e kryeredaktores së revistës Runway, e cila bashkëpunon ngushtë me personazhin e Andrea Sachs.

Filmi rikthen gjithashtu edhe dy aktorë thelbësorë të pjesës së parë: Emily Blunt, e cila rikthehet si personazhi Emily, dhe Stanley Tucci, i cili përsëri luan rolin e Nigel.

Me këtë kast të njohur dhe intrigat e reja që pritet të sjellë historia, “The Devil Wears Prada 2” duket se do të jetë një nga premierat më të pritura të vitit 2026.

të fundit

Nëntë drejtues automjetesh ndalohen për alkool, mungesë lejeje dhe shkelje të ndalesës

Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit për drejtim…

2 minutes ago

Rama kundërshton vendimin për pagat e gjyqtarëve: Detyrimet retroaktive nga prilli 2023 kapin 130.5 milionë euro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri ndaj vendimit të Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve, duke e përshkruar atë si…

5 minutes ago

“Sa vila e pasuri të tjera duhen zbuluar?”/ Bardhi kërkon nga SPAK dërgimin në Kuvend të kërkesës për arrestimin e Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke…

6 minutes ago

Edi Rama diskuton në Vlorë me socialistët dhe qytetarët, në qendër reforma territoriale

Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku është planifikuar një takim me strukturat e Partisë Socialiste…

7 minutes ago

Nëntë vjet burg për organizatorin e grabitjes së Donnarummas, ku u dhunua edhe partnerja e tij shtatzënë

Gjykata Penale e Parisit ka dënuar me nëntë vjet burg dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh Ilyas Kherbouch, i…

23 minutes ago

VIDEO/ Heavy rain and storm in Elbasan, roads flooded and traffic disrupted

Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime…

29 minutes ago