showbiz

Telefonata e Julian Dedës me të atin i përlot të gjithë: Alo babush je me engjëjt atje, më ka marrë malli për zërin tënd

Aktori i njohur i humorit Julian Deda, teksa “Big Brother Vip”, u dha mundësinë banorëve për të bërë një telefonatë të supozuar me dikë që kanë humbur kontaktet ose ka ndërruar jetë, zgjodhi të atin, mjeshtrin e humorit Zef Dedën.

“Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o zemra ime”, u shpreh Jul Deda në bisedën imagjinare që realizoi me aktorin e ndjerë.

Banori i “BBV”,  u shpreh se e ka marrë shumë dhe se i mundojnë shumë këshillat e kritkat e tij.

 

“E di që je shumë mirë, je me engjëjt atje”, iu drejtua aktori, teksa shtoi: “Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës”.

Jul Deda: “Ta marr babën se ia mbaj mend edhe numrin. Alo babush, o babush im, zemra ime. Sa më ka marrë malli për ty. Ja kështu më ke thënë gjithmonë ‘ku je o Jul baba’. E di që je mirë, je shumë mirë, je me engjëjt atje. Mos asnjë merak për këtu, po të flas nga shtëpia e “BBV” babo”.

Para se të ikje nga ne të thashë që do të hyj në “BBV” dhe më the “Me u fut bab, me tregu vlerat e tua, me bo qejfin tënd dhe me luftu si trimat”.

Edhe unë këtë po bëj, e di se më sheh dhe shpresoj t’i kem treguar ato që më ke thënë. Shpresoj të të kem bërë krenar, e di që nuk ma thua dot, por e di jë je. Me vërtet nuk je me ne, por je në zemrat tona babo. Mami është shumë mirë, po e mbajmë si mbretëreshë. E di që është dashuria jote, që e do shumë, por edhe ne e duam shumë.

Ti vetëm shijoje nga atje lart, e di që na sheh. Kam pasur gjithmonë nevojë që të më thuash herë pas herë, siç ke bërë pas shfaqjeve të mia, që kujdes këtë dhe atë, më kanë munguar këto o bab. Sa më kishte marrë malli për zërin tënd, pata mundësi të flas me ty, por ta dish që zëri yt, zemra, përqafimet e tua janë gjithmonë me mua. Të dua shumë dhe kam një mall për ty që s’ta shpjegoj dot me fjalë. Me 25 maj është finalja, mos u hallakat atje, mirë babo. Të përqafoj dhe flasim përnatë, jo nëpërmjet telefonit, por nëpërmjet zemrës, trurit”.

të fundit

Një muaj me iPhone Duo: si ndryshon përdorimi i telefonit kur paloset?

Për vite me radhë, një telefon i kategorisë së lartë është vlerësuar kryesisht për kamerat, procesorin dhe sa i lehtë…

3 minutes ago

GTA VI dhe vlera e kohës në krijimtarinë moderne

Pas 13 vjetësh pritjeje, Grand Theft Auto VI u prit me një entuziazëm që pak lojëra arrijnë ta ngjallin. Sipas…

3 minutes ago

OpenAI nis bashkimin e Chat dhe Work në ChatGPT me një kuotë të përbashkët

OpenAI ka nisur të bashkojë mënyrat Chat dhe Work në ChatGPT. Me ndryshimin, të dyja do të ndajnë një kufi…

3 minutes ago

Një mesazh që kthehet në orë pa fund online: mbi 10% e popullsisë mund të preket nga përdorimi problematik i internetit

Përdorimi problematik i internetit mund të prekë mbi 10% të njerëzve në mbarë botën, duke nxitur ekspertët të bëjnë thirrje…

4 minutes ago

Materiale autonome që zvarriten, ecin dhe gërmojnë mund të transformojnë robotikën

Shkencëtarët kanë zhvilluar materiale të reja që mund të kryejnë lëvizje të ngjashme me organizmat e gjallë, duke u zvarritur,…

6 minutes ago

Ekzekutimi ish-policit Frrok Lleshaj, Gjykata e Shkodrës lë në qeli Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Vinçesk Pirolin dhe Kristjan…

8 minutes ago