showbiz

“Të pret një dosje e gjatë”/ Tayna i shpall “luftë” Rinorit: Unë artiste kam lindur

Reperja nga Kosova, Tayna ka patur një përplasje të fortë me ish-menaxherin e saj Rinor Hykollin, çështje e cila mesa duket ka përfunduar në dyert e Gjykatës. Kështu ka bërë me dije vetë artistja përmes disa postimeve në rrjete sociale pasi Hykolli vendosi t’i bllokojë këngën e saj të publikuar pa bërë 24 orë. Në postimin e fundit ajo i përgjigjet deklaratave të tij ku shprehej se ka qenë ai i cili e bëri atë artiste. Tayna thotë se ajo ka lindur artiste, teksa tashmë është koha që ai të merret me drejtësinë duke e paralajmëruar se do të përballet me pasojat pasi i bllokoi këngën.

“Artisti s’ekziston pa talentin! Se ku hyn ti këtu vetëm ti e di. Prej dashnis kam ardh’e me shumë mund jam rrit. Zoti më dhuroi talentin me ia tregu botës se kush jam, e jam falënderuese atij për këtë deri në përjetësi. E kam vlerësu punën e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi gjithmonë, aq sa kam besuar në ta e sy mbyllur kam ec me ta… e ndoshta kjo ka qenë gabim. E meqë qënka merita jote që prodhoke artistë e meqë je burrë atëherë bëj artiste dikë tjetër, më lër mua mosmirënjohësen. Të tjerat ja lë drejtësisë. Kanë dosje t’madhe me analizu e studiu. Si biznesmen që je, burrë e fabrikë Artistësh, paç fat”, shkruan Tayna në postimin e saj të fundit.

të fundit

Ahmet Haliti kujton kalimin në Shqipëri dhe diferencat mes kampionateve të asaj kohe

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen…

4 minutes ago

Gjermania në protestë me Gjeneratën Z/ Mbi 68 mijë të rinj kundërshtojnë politikat: Po na marrin të ardhmen

Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...]Read More...

4 minutes ago

Zubin Potok, policia gjen dhe sekuestron armë e municion në një hambar

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…

7 minutes ago

BBC raporton për protestat studentore në Shqipëri: Kërkohet dorëheqja e Ramës, përplasje me policinë

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…

12 minutes ago

Studentja Livia Dedej: Protesta u përket qytetarëve, jo partive politike

Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…

12 minutes ago

Shifra e frikshme pas 4 vitesh luftë, sa trupa ka humbur Rusia në Ukrainë?

Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…

14 minutes ago