Rudina Dembacaj njihet për lirshmërinë dhe modestinë e saj në ekran, jo më kot ka fituar kështu edhe dashamirësinë e publikut. Moderatorja 34 vjeçare është gjithashtu aktive në Instagram. Dy ditë më parë, ajo publikoi dy foto në rrjetin social ku ngriti dyshime për një shtatzëni të mundshme. Në fotografitë ku kishte pozuar në natyrë, barku i Rudinës dukej më i rrumbullakosur se zakonisht. Pas postimit, ndjekësit e prezantueses nisën të komentonin duke e pyetur nëse ishte në pritje të ëmbël.
Dhe Rudina bëri veprimin e papritur: Fshiu të gjitha komentet e tilla, por duke i shtuar edhe më shumë dyshimet për shtatzëni me reagimin e saj.
None found
Megjithatë mëngjesin e sotëm, Dembcaj “i ka sqaruar” njëherë e mirë të gjithë. Ajo ka publikuar një foto nga palestra ku dukej tepër në formë dhe barku i sheshtë. Në këtë mënyrë ajo shuajti dyshimet se do të bëhet nënë për herë të dytë.
Rudina, e cila u celebrua me Mark Frrokun në janar të këtij viti, ka edhe një vajzë 4 vjeçe që quhet Viktoria nga martesa e mëparshme.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…