Pjesëmarrja e moderatores Alketa Vejsiu solli një tjetër qasje diskutimesh mbrëmjen e sotme në studion e “Big Brother VIP Albania” teksa po zëvendëson Arbër Hajdarin. Nga ngjarjet, tema që rrodhi ishte për familjen, ose më saktë për burrat e martuar që përveç bashkëshortes, zgjedhin të kenë në jetën e tyre të tjera gra.
Pas disa batutave për termin “dashnore”, opinionisja Monika Kryemadhi tha “Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.
Kjo fjali u pasua nga Ledjoni, i cili tha “Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, referuar këtu politikanit Ilir Meta ose ish-bashkëshortit të Monika Kryemadhit.
Kryemadhi shpërtheu në të qeshura ndërsa tha “Do zoti”.
Të martuar në vitin 1998 dhe prindër të 3 fëmijëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i dhanë fund martesës në vitin 2024. Kohë kjo kur Meta filloi përballjen me drejtësinsë dhe më pas u arrestua. Në të njëjtën dosje me të po gjykohet dhe Monika Kryemadhi, për të cilën GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Gjashtë persona të shpallur në kërkim janë kapur në Durrës dhe zonat përreth, për vepra të ndryshme penale, që nga…
Pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, Alba ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke shpërndarë një postim mbështetës nga Yll…
Vendimi i dalë dje pas votimit në Gjykatën Kushtetuese sa i përket rrëzimit të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për…
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë ditën e djeshme nga Gjykata Kushtetuese,…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës…
Alba Pollozhani, një nga banoret më të diskutuara të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka vendosur të…