Në showbizin shqiptar është gjetur çifti më i ri. Sikurse mund ta keni kuptuar edhe nga tituli po flasim për Era Istrefin dhe Amir Rrahmanin. Sigurisht, ky është një lajm surprizë për shumë ndjekës të lajmeve rozë, pasi askush nuk e kishte vënë re më parë këtë romancë.
Mesa duket shkak është bërë prezenca e fundit e këngëtares në stadiumin e Napolit, skuadra me të cilën luan Amiri, futbollisti i Kombëtares së Kosovës. Era ndodhej atje me një mikeshën e saj dhe sigurisht postoi edhe foto në mediat sociale.
None found
Kjo mund të mos jetë provë e mjaftueshme, por prisni se ka ende. Ata po ashtu ndiqen në Instagram.
Nuk mbaron me kaq pasi dyshja po i kalojnë pushimet në të njëjtin vend. Të dy ndodhen gjatë këtyre ditëve në Capri të Italisë. Edhe pse nuk kanë postuar asnjë foto së bashku, “Prive” shkruan se dëshmitarë okularë u kanë bërë me dije se i kanë parë bashkë.
Deri tani nuk ka ende asnjë detaji lidhur me romancën e tyre teksa asnjëri nuk ka reaguar ende. Ndoshta janë thjesht miq dhe mes tyre nuk ka asgjë romantike. Era është përfolur për disa lidhje dashurie, por nuk ka konfirmuar asnjëherë asnjërën prej tyre. Kohët e fundit ajo ka qenë aktive në muzikë pas një shkëputjeje dy vjeçare.
Rrahmani nga ana tjetër ka pasur një sezon shumë të suksesshëm me Napolin, duke fituar edhe Seria A, për herë të parë pas 30 vitesh.
Estevao, anësori brazilian 19-vjeçar i Chelseat, është shndërruar në një nga objektivat e Paris Saint-Germainit për afatin kalimtar të janarit…
Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një…
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studentëve të ulen për dialog dhe prezantoi masa të reja mbështetëse. Mes tyre janë…
Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë…
Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…
Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…