showbiz

Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, tha Edona Berisha.

Të lidhura

None found

Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha. Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave të cilat i dhanë fund shoqërisë.

Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre.

Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

“Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.

“Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”.

I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

të fundit

Barcelona synon yllin e PSG-së për të forcuar mbrojtjen, pas sinjaleve nga Real Madridi

Barcelona po planifikon të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit për mbrojtësin e Paris Saint-Germainit, Willian Pacho, pasi…

4 minutes ago

Faktorët që po e pengojnë Sunderlandin e Granit Xhakës në sezonin 2026/27 të Ligës Premier

Sunderland po përjeton një fillim zhgënjyes të sezonit 2026/27 në Ligën Premier, pas një edicioni të kaluar që tejkaloi pritshmëritë.…

10 minutes ago

Dyshimet për gabim njerëzor në aksidentin hekurudhor në Spanjë, ku humbën jetën 68 persona

Neglizhenca e mundshme e një tekniku të kompanisë publike hekurudhore Adif, i cili nuk paralajmëroi për rrezikun e përplasjes së…

14 minutes ago

Senati francez miraton gjoba deri në 10 mijë euro për dëmet e protestave, projektligji kalon për votim në Asamble

Senati francez ka miratuar një projektligj që parashikon detyrimin e protestuesve për të paguar deri në 10 mijë euro për…

15 minutes ago

Politico: BE-ja zëvendëson idenë e “anëtarësimit të asociuar” të Kanadasë me një formulim të ri

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar propozimin për t’i dhënë Kanadasë statusin e “anëtarit të asociuar”, duke orientuar marrëveshjen…

15 minutes ago

Marta Kos: Pa sanksione ndaj Rusisë, Serbia nuk mund të përparojë drejt BE-së; fitorja e studentëve shihet si një nisje e re

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia do të përballet me vështirësi në rrugën drejt anëtarësimit në…

15 minutes ago