Kim Kardashian bëri më shumë sesa thjesht “të mbështeste” ish bashkëshortin e saj në festën e tretë të dëgjimit të “Donda” mbrëmjen e djeshme. Ajo u përfshi gjithashtu në ngjarjen e rëndësishme, e veshur me një fustan nusërie!! WOW!
Performanca e Kanye në “Soldier Field” në Çikago të enjten në mbrëmje na njohu me disa prej bashkëpunëtorëve të tij, si DaBaby dhe Marilyn Manson, por publiku u çmend më shumë kur Kim u shfaq me fustan nusërire para reperit. Kim hyri në skenë me një vello mahnitës “Balenciaga Couture” gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga e fundit e mbrëmjes.
Tani, mediat e huaja kanë raportuar për javë të tëra që të dy NUK janë përsëri bashkë … por gjithsesi këto veprime lënë vend për dyshime. Sipas TMZ, Kim ishte e lumtur të bënte një veprim të tillë për Kanyen dhe se çdo gjë e bëjnë për shkak respektit dhe fëmijëve, por mes tyre nuk ka asgjë më shumë.
Koncerti në Çikago shënon koncertin e tretë të promovimit të “Donda”, por albumi zyrtar nuk ka dalë ende.
Nga data 10 korrik, maturantët do të kenë mundësinë të njihen me të gjitha programet e studimit që ofrohen këtë…
Një sasi prej 40 621 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si kanabis është zbuluar dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës…
Anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm…
Qindra kg kokainë janë gjetur në një anije cisternë turke në një rast të pazakontë trafiku droge në Belgjikë. Anija…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën demografike në vend. Ai…
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mix”, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës dhe…