Taylor Hill ka zbuluar se ka kryer një abort tre vjet më pare, duke përshkruar kështu përjetimin e saj.
Modelja e Victoria’s Secret, e cila është e martuar me Daniel Fryer, foli në podkastin ‘On Purpose With Jay Shetty’ dhe fillimisht tha: ‘Rreth tre vjet më parë, pata një abort. Nuk kam folur kurrë më parë për të”.
Më pas ajo shpjegoi se ishte diçka që e kishte ndarë vetëm me familjen dhe miqtë e saj të ngushtë.
“Ishte një situatë vërtet, vërtet e çuditshme. Nuk është sikur po përpiqesha të bëja një fëmijë. Unë isha ende e fejuar me burrin tim. Nuk kishim në plan të kishim familje, as nuk e kuptova se si ndodhi”, tha ajo.
Duke qenë se nuk ishte në planet e saj të bënte fëmijë, ajo zgjodhi abortin.
Së fundi, ajo tha se ndërsa e dinte se koha nuk ishte e duhur dhe donte të besonte se çdo gjë ndodh për një arsye, ajo ishte absolutisht e shkatërruar që nuk u bë nënë.
Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…
Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…
Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…
Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…
Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…