Një takim i veçantë ka ndodhur midis dy fituesve të edicioneve të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK) që ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të rrjeteve sociale.
Reperi i njohur Stresi, i njohur ndryshe si Arkimed Lushaj, fitues i edicionit të parë të spektaklit, është takuar me fituesin e edicionit të dytë, ish-futbollistin Lumbardh Salihu.
Ky bashkëtakim ka simbolizuar jo vetëm një urë midis dy edicioneve, por edhe ka shënuar një ndërthurje të artit dhe sportit në skenën e televizionit në Kosovë.
Ata kanë ndarë një moment miqësie duke postuar në Instagram një fotografi të përbashkët. Fotografia, e cila shpejt u bë virale, ka sjellë një notë humori dhe bashkëpunimi mes dy fituesve.
Mbishkrimi në foton e tyre, “Të gjithë e kanë fituar Big Brother-in, veç ne të dy jo”, është interpretuar si një shprehje e një marrëdhënieje të shëndoshë të krijuar mes tyre, gjersa është parë si një thumb ndaj pretendentëve të tjerë, të cilët zakonsiht thonë në intervista se “janë fituesit e vërftetë të BBVK.
Fansat dhe ndjekësit e tyre nuk kanë kursyer komentet dhe reagimet, të cilat shkojnë nga mbështetja për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen, deri te dëshira për të parë më shumë nga interaksionet e tyre në publik.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ditën e sotme do të nis numërimin e mbi 27 mijë fletëvotimeve nga…
Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…