Aktorja e njohur Mariana Kondi, në një intervistë të dhënë për “Grida Duma Podcast”, si rrallë herë, ka folur më shumë për marrëdhënien me babain e saj, me të cilin kishte thuajse një jetë pa u takuar.
Aktorja tha se në takimin e ndodhur pas 50 vitesh, ajo nuk ndjeu asgjë kur ishte pranë të atit, duke shtuar se kur rritesh pa njeriun që të fali jetën, mësohesh pa të dhë nuk të bën përshtypje.
None found
Madje aktorja u shpreh se ndjeshmëria për babain e saj ishte në nivel aq të ulët, aq sa nëse ajo do duhej të bënte një zgjedhje mes babait dhe vjehrrit, pa ngurrim do zgjidhte këtë të dytin.
“Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim” , tha Mariana.
Duke rrëfyer mbi fëmijërinë e saj pa baba, Marjana tregoi detaje rrëqethëse dhe sakrificat që bëri nëna e saj që të rriste fëmijët, ndërsa zgjodhi të mos zbulonte arsyen se pse babai i brakstisi ata.
“Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet. Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë”, shtoi më tej aktorja.
Fjala e Marjana Kondit: Mendoj se njeriun kush e rrit, ai është baba botë e gjithçka. Nuk vë dot asgjë para mamit. Kur kalon shumë kohë e ti rritesh dhe takon, ti nuk ndjen. Pas 50 vitesh, ti kur e takon e shikon dhe thua.. E imagjinon… nëse ti do më pyesësh babanë e Tanit apo babanë tim, unë zgjedh babanë e Tanit. Ishte ai njeri që mua më sillte kafetë, më mësoi politikën. Kur ke një rehati të mirë si mos ta duash atë. Unë nuk e kisha babanë tim. Nuk ka të tretë por është një histori që nuk tregohet.
Mamaja ime nuk u dashurua asnjëherë, sa herë e mendoj. Nuk është se ishte një femër jo e bukur. Ajo ishte bjonde me sy blu, të gjithë e donin. Ajo kurrë nuk foli keq për të. Kur nme nuk shikoheshim me babanë, ajo nuk reagonte. Kur unë u martova, i thashë mama pse nuk e ke bërë diçjka të tillë. Më thonte: Jo, kur ju shikoj juve mirë dhe unë jam mirë. Nuk e donte asnjëherë martesën. Ajo ishte gjithmonë para-prapa meje dhe vëllait tërë jetën.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026. Nga ASK, thuhet se,…
Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte…
Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por pa…
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…
Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…