Pas figurës së heroit të fuqishëm që ndërtoi në filmat “Rocky” dhe “Rambo”, Sylvester Stallone ka zbuluar se fshihej një përballje e vështirë personale me fizikun e tij.
None found
Në një intervistë për “The New York Times”, aktori 80-vjeçar foli për fiksimin që zhvilloi me pamjen trupore gjatë periudhës së suksesit të tij më të madh në Hollywood.
Gjatë përgatitjeve për “Rocky III”, Stallone tha se kishte arritur ta ulte yndyrën trupore në rreth 2.6%. Përpjekja për ta ruajtur këtë formë ekstreme, sipas tij, u shndërrua në një obsesion që çoi deri te bulimia.
“U bëra bulimik”, u shpreh aktori, duke kujtuar se ushqimi dhe pesha u kthyen në një konflikt të pandërprerë gjatë asaj kohe.
Stallone pranoi gjithashtu se kishte përdorur steroide për të mbajtur fizikun e kërkuar. Ai tregoi se i merrte në cikle gjashtëjavore, pas të cilave bënte gjashtë javë pushim, ndërsa theksoi se kjo mënyrë jetese pati pasoja të rënda mbi trupin e tij.
Pasojat e këtij presioni, aktori tha se i kuptoi më qartë vite më vonë, veçanërisht gjatë realizimit të “Cop Land”, ku duhej të paraqitej me një trup krejt të ndryshëm nga ai i personazhit Rocky.
Gjatë viteve, Stallone ka kryer nëntë ndërhyrje në shpinë, dy në shpatulla dhe tre në qafë. Ai pranoi se përpjekja e vazhdueshme për të ruajtur një fizik ekstrem i ka kushtuar shumë shëndetit të tij.
Rrëfimi i aktorit publikohet në prag të premierës së “I Play Rocky”, filmi që trajton historinë e realizimit të filmit të parë “Rocky” dhe që pritet të mbërrijë në kinema në nëntor.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, i është drejtuar ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin…
Rusia po përdor një gamë të gjerë veprimesh hibride për të dobësuar vullnetin e vendeve që vazhdojnë të mbështesin Ukrainën,…
Rodrygo Goes ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në rikuperimin nga dëmtimi i rëndë në gju, duke nisur punën…
Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke shënuar natën e 13-të të saj. Pjesëmarrësve…
Hetimet për shpërthimin tragjik në një ndërtesë në Plaka të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona, mes tyre Florida Hoxha,…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ngriti në Konferencën Ndërparlamentare me Bashkimin Europian shqetësimin për atë që e cilësoi si…