EMILY IN PARIS (L to R) LILY COLLINS as EMILY in episode 103 of EMILY IN PARIS. Cr. COURTESY OF NETFLIX © 2020
Emily është përsëri në Paris!
Netflix njoftoi se ka filluar zyrtarisht prodhimi i sezonit të dytë ‘Emily in Paris , duke xhiruar në vendet franceze si Paris dhe St. Tropez. Seriali hit, i cili vjen nga krijuesi i Sex and the City Darren Star, ku luan Lily Collins si një grua e re që lëviz nga Çikago në Paris për të ofruar një perspektivë amerikane për agjensinë e firmës së saj të marketingut, Savoir.
None found
Netflix zbuloi gjithashtu se numrat e shikueshmërisë për sezonin e parë të shfaqjes, arritën në 58 milionë familje në të gjithë globin në 28 ditët e tij të para, duke e bërë atë serialin e tyre më të popullarizuar të vitit 2020.
“Si një aktore, një artiste dhe një krijuese, dhurata më kuptimplote është të lidhesh me njerëzit përmes artit tënd në një farë mënyre,” tha Collins në një njoftim për shtyp. “Është një nder të shoqërohesh me një projekt që u siguroi njerëzve një lehtësim shumë të nevojshëm gjatë një kohe të vështirë kur të gjithë kërkonin një arsye për të buzëqeshur dhe për të qeshur”.
“Jo vetëm që luajtja e Emily më mësoi më shumë për veten time, por edhe për botën përreth meje,”shtoi ajo. “Nuk mund të isha më e lumtur se kaq, të kthehesha në Paris për sezonin 2, të mësoja edhe më shumë për këtë qytet të bukur dhe të gjithë karakterin e Emily”.
Pas suksesit të serialit, ajo fitoi nominimet e Golden Globe në Shkurt, e nominuar për aktoren më të mirë – komedi/muzikal TV, dhe shfaqjen për komedinë ose muzikalin më të mirë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tashkovski në të ardhmen disa automjete do të jenë edhe detektues të shkeljeve në…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe njoftoi në konferencën e sotme për shtyp se interpelanca për Guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko…
Zv.kryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e ka paraqitur pasurinë e tij në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e…
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës, ku fillimisht u raportua se një 57-vjeçar kishte humbur…
Shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e sotme një pallat në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar një viktimë. Një 83-vjeçar…