showbiz

Surpriza lë pa fjalë Azem Hajdarin. Raportet me familjarët, gati për politikë?

Azem Hajdari, djali i liderit të ndjerë politik që solli lëvizjen demokratike në Shqipëri, zbuloi më tepër mbi jetën dhe pasionet e tij me Ermal Peçi në ‘Abc e Pasdites”. Një profesionist në sportin e mundjes së lirë, ai rrëfeu mbi pasionin që e ndan me të atin dikur i apasionuar ndaj të njëjtit sport. Si një student i drejtësisë, Azemi shprehu se pa shtruar rrugën profesionale, nuk do të përfshihet në politikë pasi sipas tij ka ende shumë punë përpara.

“Sporti dhe shkolla janë kryesore. Objektivi im për momentin është të arrijë disa rezultate të larta në këtë sport që po i dedikohem kaq shumë. Të kryej edhe pjesën akademike, kam dëshirë të krijoj një background timin në aspektin e punës dhe pastaj pse jo politikën. Para se t’i futesh politikës duhet të kesh çfarë të japësh.” – tha ai për Abc News Albania.

Hajdari nuk ngurroi të ndante edhe personalen e tij me publikun. Pas një surprize të këndshme nga mbesa, e bija e Rudina Hajdarit, i mbush me emocion rrëfeu se e vogla ështe personi më i dashur për të. Ata kanë një lidhje të fortë emocionale dhe për më tepër Azemi e merr mbesën për tu ushtruar në sporte marciale si ai.

Një familje me karaktere të forta, njerëz publik dhe të angazhuar në jetën publike, por si është marrëdhënia e të voglit të shtëpisë me motrën dhe vëllain? A kanë ata mosmarrëveshje mbi politikën?

“Motra dhe vëllai debatojnë në shumë gjëra se e duan shumë njëri tjetrin. Për pjesën politike, në shtëpi gjithësecili ka mendimet e tija. Ne përqafojmë gjithmon bindjen e demokracisë së pastër. Unë jam shumë protektiv ndaj Rudit. Kiri është shok shumë i mirë. Është raport më i afërt shoqëror sesa vëllazëror, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse këshillohesh. Me Rudin jam njësoj, por Rudi është në lëvizje edhe në Amerikë edhe këtu. Kur është Rudi, i merr vesh ajo e para sekretet. Mami është një burrneshë që më ka bërë një lloj ushtrie që i vogël. Më ka edukuar, më ka mësuar të drejtën të mos bëj gabime në kurriz të dikujt.” – shprehu Hajdari.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në kanalin zyrtar të Abc News Albania.

të fundit

Dembele apo Jamal? Buskets voton për ish-shokun e tij të skuadrës: “Topin e Artë” e fiton…

Ousmane Dembele kundër Lamine Jamal. Me më pak se një muaj deri në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në…

6 minutes ago

Mashtrimet online për të zhvatur para/ Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve: Shmangni aplikimet

Policia e Shtetit, ka nisur hetimet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga…

14 minutes ago

Shyhrete Behluli uron bashkëshortin për ditëlindje: Koha shkon e jeta me ty bëhet gjithmonë më e bukur

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e bashkëshortit të saj, Lulit.…

33 minutes ago

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke…

34 minutes ago

ChatGPT nxiti 16-vjeçarin drejt vetëvrasjes, përgjigjia e OpenAI për prindërit

Prindërit e 16-vjeçarit Adam Raine, Matt dhe Maria Raine, ngritën një padi kundër OpenAI dhe drejtorit ekzekutiv Sam Altman, duke…

60 minutes ago

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

1 hour ago