showbiz

Surpriza e Laertit me këngë e valle si dasmë, mami Rebeka “plas perlën”: Sill Valbonën këtu…dhe 100 të tjera

Mes familjarëve dhe miqve Laert Vasili ka kaluar disa çaste fantastike në shtëpi me këngë e valle popullore.

Sigurisht nuk mungonte nëna e tij, që ne të gjithë e njohim tashmë si mami Rebeka. Ndërsa prezantuesi Ledion Liço bëri batutë duke thënë se duket si një dasmë, më e shtrenjta në histori, e pyeti nënën e tij nëse do që aty t’i sjellë edhe Valbonën.

“Dasma më e madhe do të jetë kur ta martoj Laertin… Sille Vlabonën… dhe 100 të tjera”, tha ajo duke shkartuar të qeshura.

Laerti ka marrë një surprizë tepër emocionuese në këtë finale të madhe.

Përveç se takoi familjarët e tij, në shtëpi hyri dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili i dorëzoi atij titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës. Laerti ia dedikoi këtë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.

“Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tin në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi. Nga sot skam më ‘sagapao’, ka ‘të dua’.”– tha Erion Isai.

“Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im“- tha Laerti.

Tags: laert vasili

të fundit

Paketat turistike, sa “kushton” Shqipëria

Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik me interes për t’u reklamuar nga agjencitë e huaja, të cilat kanë përfshirë…

20 minutes ago

Administrata publike u zgjerua në prag zgjedhjesh, sa persona u punësuan në tremujorin e parë të vitit

Pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, punësimi në shtet u zgjerua. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave,…

39 minutes ago

Aksident i frikshëm në Lushnje/ Benz-i merr para furgonin me pasagjerë, përfundon në kanal dhe përfshihet nga flakët

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30, një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën Fier–Lushnje,…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 14 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.3 lekë dhe shitet me 85.6 lekë. Euro, blihet me 97.5…

2 hours ago

Parashikimi i motit 14 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë me mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites dhe…

2 hours ago

Asllani më pranë se kurrë largimit nga Interi, shqiptari kërkohet nga klubit tjetër italian

E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në dilemë. Edhe pse pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare mesfushori konfirmoi…

9 hours ago