Rrugëtimi i “Ferma VIP” nisi më 22 mars, në një mbrëmje plot emocione, mes dëshirës për të hapur derën e një aventure të re, mes dritave, mes personazheve që u bashkuan për të shkruar historinë e edicionit të parë. Javë pas jave, u shtuan emocionet, u shtuan edhe personazhet, u njohëm me dimensione të panjohura të tyre, mes buzëqeshjesh, përqafimesh, lotësh, rrëfimesh, ngacmimesh, mes miqësive e ndoshta edhe më shumë se aq.
Në gjithë këto javë sigurisht që bashkëudhëtarë të aventurës së personazheve kanë qenë edhe kafshët, shpendët, ata që me plot gojën mund t’i quajmë miq zemre. Nuk i harrojmë as bimët, serat, lulet, kopshet atypari, sigurisht as sfidat përmes të cilave përgjatë javëve kanë lënë fermën personazhet VIP. Dhe kur kanë kaluar thuajse tre muaj, jemi në tik-takun e mbrëmjes finale, në përballjen e 6 finalistëve: Çiljeta Xhilaga, Florian Agalliu, Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba dhe Renis Gjoka. Njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke u renditur kështu edhe si fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, program që çeli siparin në Shqipëri nën vulën e suksesit të padiskutueshëm të producentes Holta Dulaku. Në orën 21: 00 të gjithë para ekranit, në “Vizion Plus” kjo mbrëmje do të jetë e paharrueshme.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…